LIVE: Tre armiqtë kryesorë të SHBA “i japin zemër” Rusisë, Putin kërcënon sërish Perëndimin - ja armët e frikshme që zotëron Moska

Evropë

LIVE: Tre armiqtë kryesorë të SHBA “i japin zemër” Rusisë, Putin kërcënon sërish Perëndimin - ja armët e frikshme që zotëron Moska

Nga: Bota sot Më: 22 qershor 2024 Në ora: 07:10 Përditësuar në ora: 17:48 më 22.06.2024
Vladimir Putin

Ukraina pritet të furnizohet me tanke të reja suedeze

Holanda po investon më shumë se 420 milionë dollarë për të prodhuar automjete luftarake të dizajnuara nga Suedia për Ukrainën. Sipas portalit “Defense News”, ky lloj tanku tashmë po përdoret në mënyrë efektive nga ushtarët ukrainas në vijën e frontit. Tanket e reja pritet t’i dorëzohen Ukrainës deri në vitin 2026.

Me tanket CV90 u furnizua Brigada e 21-të e ushtrisë së Ukrainës në verën e vitit 2023. Drejtuesi i këtij automjeti, i cili pranoi të identifikohej me pseudonimin “Kipish”, punonte në ndërtim në Poloni përpara se Rusia të fillonte sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Ai thotë se nevoja për të mbrojtur vajzën e tij të vogël e nxiti atë të kthehej në vend.

“Kur pashë në internet që armiku filloi të na bombardonte, mora në telefon vajzën time, njeriun më të çmuar në jetën time. Dhe ajo tha: “Babi, ata po na qëllojnë!”, tha ai.

Automjeti “CV90” mund të përdoret nga forcat e këmbësorisë për transportimin e trupave dhe për të sulmuar tanket e armikut.

Në fillim të qershorit, Holanda ra dakord të shpenzonte më shumë se 420 milionë dollarë për të prodhuar "disa dhjetëra" tanke suedeze për Ukrainën, tha ministri holandez i mbrojtjes.

Shefi i batalionit të Brigadës së 21-të , i cili e identifikoi veten me pseudonimin “Samurai”, thotë se automjete suedeze janë efektive përballë sulmeve të armikut me artileri të rëndë dhe dronë.

“Është e manovrueshme në fushën e betejës dhe ofron mbrojtje të mirë nga sulmet e armikut. Ushtarët thonë se “CV90” është shumë e qëndrueshme ndaj sulmeve me artileri dhe dronë.”

21-vjeçari “Samurai”, i diplomuar në Akademinë Ushtarake të Odesës, thotë se tanku “CV90” ofron siguri dhe është më i rehatshëm për trupat gjatë lëvizjeve nga një vend në tjetrin.

"Gjashtë ushtarë mund të ulen këtu dhe ka vend të mjaftueshëm edhe për pajisjet dhe ushqimin e tyre gjatë transferimit në pozicionet e tyre", thotë ai.

Ky mjet luftarak suedez është i pajisur me një kamera termike, që ndihmon ekuipazhin ta drejtojë atë me lehtësi edhe gjatë natës. Automjeti është vështirë të zbulohet nga armiku falë teknologjisë së pakësimit të nxehtësisë.

Portali “Defense News” thotë se ministria holandeze e mbrojtjes pritet t’ia dorëzojë tanket e reja “CV90” Ukrainës deri në vitin 2026.

Vladimir Putin kërcënon sërish Perëndimin, çfarë është “triada bërthamore” që është vënë në gatishmëri të lartë

Rusia mund të zgjerojë bashkëpunimin e saj me Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut në ndarjen e teknologjive të ndjeshme që mund të kërcënojnë SHBA-në dhe aleatët e saj edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë, shkruan Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës amerikane.

Shpejtësia me të cilën kundërshtarët amerikanë po zgjerojnë dhe thellojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak dhe të inteligjencës ka shqetësuar analistët e inteligjencës amerikane, shkruan gazeta, pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një marrëveshje të re gjithëpërfshirëse të sigurisë me liderin e Koresë së Veriut , Kim Jong-un.

Rusia dikur votoi në Këshillin e Sigurimit që OKB-ja të vendoste sanksione ndaj Koresë së Veriut për programet e saj të rrezikshme bërthamore dhe satelitore, dhe tani vendet janë në gjendje të lënë mënjanë fërkimet historike për të kundërshtuar kolektivisht atë që ata e shohin si dominim global të SHBA-së.

Kërcënimi i Vladimir Putin

Duket se e gjithë kjo situatë, i ka dhënë zemër presidentit rus Vladimir Putin, i cili i ka dërguar një mesazh të qartë Perëndimit: Rusia do të vazhdojë të zhvillojë treshen e saj bërthamore. Presidenti rus u takua me të diplomuarit e universiteteve ushtarake në Kremlin dhe shpjegoi se Moska synon të forcojë sa më shpejt armët më të frikshme në arsenalin e saj.

Pas marrëveshjes për ndihmën e ndërsjellë në rast agresioni ushtarak me Korenë e Veriut, Putin deklaroi nga Hanoi se Federata Ruse "po mendonte për ndryshime të mundshme në doktrinën e saj bërthamore ".

Majin e kaluar, Cari në vend të kësaj udhëzoi Shtabin e Përgjithshëm të përgatitej për stërvitjet mbi përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike që përfshinin marinën dhe trupat e vendosura pranë kufirit ukrainas.

"Planet tona përfshijnë vazhdimin e zhvillimit të treshes sonë si një garanci për parandalimin strategjik dhe ruajtjen e ekuilibrit të forcave në botë ," tha Putin, duke shpjeguar se Rusia do të forcojë treshen e saj bërthamore.

Ndryshimi i doktrinës

Orët e fundit, në Vietnam për një udhëtim shtetëror, vetë Putini kishte deklaruar se po shqyrtonte mundësinë e ndryshimit të doktrinës ruse për armët bërthamore për shkak të zhvillimit të pajisjeve shpërthyese bërthamore me fuqi shumë të ulët nga kundërshtarët e vendit të tij. Moska "po mendon për ndryshime të mundshme në doktrinën e saj bërthamore.

Për momentin ne nuk kemi ende nevojë "të fillojmë një sulm bërthamor parandalues, por në një " sulm hakmarrës " të mundshëm " armiku "do të shkatërrohet me siguri", kishte thënë udhëheqësi rus.

Pavarësisht paralajmërimeve sipërfaqësore dhe kërcënimeve propagandistike, Buletini i Shkencëtarëve Atomik shkruante se Perëndimi duhet të fillojë t'i marrë më seriozisht kërcënimet bërthamore të Rusisë. Stërvitjet e urdhëruara nga Moska më 6 maj në fakt shënuan shpalljen e parë publike të stërvitjeve ushtarake me armë bërthamore që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Manovrat, fillimisht përfshinin gjithashtu Bjellorusinë, e cila ra dakord të presë armët taktike bërthamore ruse në territorin e saj në qershor 2022.

Triada bërthamore

Triada bërthamore, është në thelb një strukturë e forcave ushtarake me tre anë që përbëhet nga raketa bërthamore të lëshuara nga toka, nëndetëse të armatosura me raketa bërthamore dhe avionë strategjikë me bomba dhe raketa bërthamore.Rusia ka pak më pak se 6000 armë bërthamore - arsenali më i madh bërthamor në botë - dhe mund të lëshojë armët e saj bërthamore nga raketat me bazë tokësore, nga nëndetëset ose nga avionët.

Armët bërthamore ruse variojnë gjerësisht në rendiment shkatërrues - nga armët ekuivalente me qindra kiloton TNT deri te të ashtuquajturat armë bërthamore "taktike" që kryesisht variojnë nga rreth 10-100 kiloton.

 Por përdorimi i qoftë edhe një prej këtyre armëve bërthamore "më të vogla" do të kishte pasoja shkatërruese humanitare. Bomba që shkatërroi Hiroshimën dhe vrau rreth 140,000 njerëz  deri në fund të vitit 1945, me një rendiment prej 15 kilotone, është sa një nga armët më të vogla në arsenalin rus.

“Rusia do të jetë një kërcënim për Perëndimin”, gjenerali i NATO-s: Duhet të përgatitemi

Pavarësisht se si përfundon lufta në Ukrainë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do të kenë të bëjnë me një Rusi më të fortë dhe më të zemëruar për vitet në vijim. Kështu është shprehur Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s për Europën, gjenerali Christopher Cavoli.

Në reagimin e tij nga Parisi ku ishte prezent gjatë ekspozitës së armëve të reja ndërkombëtare, Cavoli tha se, disfata e Rusisë në Ukrainë është e rëndësishme por, thekson gjenerali i lartë, në të ardhmen e afërt ne do të përballemi me një Rusi e cila ka një ushtri e cila rindërtohet më shpejt se sa e imagjinonim.

“Disfata e Rusisë në Ukrainë është jashtëzakonisht e rëndësishme, por pavarësisht se si do të përfundojë kjo në anën e largët të konfliktit, ne do të gjejmë një Rusi që ka një ushtri që rindërtohet shumë më shpejt nga sa e imagjinonim. Pra, ne do të kemi një problem të madh me Rusinë për vite me radhë dhe mendoj se duhet të përgatitemi për këtë”, tha Cavoli.

Shqetësim për Cavolin është faktin se Rusia po krijon aleanca të forta dhe të konsoliduara me Korenë e Veriut dhe Iranin, dy nga armiqtë e përbetuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe Rusia nuk është vetëm, vuri në dukje ai, duke analizuar edhe vizitën e fundit të Vladimir Putin në Phenian dhe Vietnam. Sakaq, ushtria ruse ka kryer një sulm “masiv” ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainën perëndimore dhe jugore. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Energjisë.

Disa impiante në rajonet e Zaporizhzhia dhe Lviv u dëmtuan”, shtoi ministri, duke specifikuar se dy punonjës u plagosën dhe u dërguan në spital. Ndërkohë, një tjetër problematikë është shfaqur për ukrainasit.

Media amerikane, Washington Post, bën me dije ankesën e zyrtarëve ukrainas, pasi SHBA nuk i ka lejuar ata që të godasin më shumë se 100 km nga kufiri rus me armët amerikane.

Zyrtarët amerikanë nuk pranuan të specifikonin kufizimin, por thanë se pretendimi i ukrainasve për më pak se 100 kilometra ishte i pasaktë.

“Perëndimi nxiti luftën në Ukrainë”, kritika ndaj liderit të partisë britanike

Nigel Farage, lider i partisë britanike kundër migrimit, “Reforma në Mbretëri të Bashkuar”, është përballur me kritika të ashpra të shtunën, pasi ka thënë se Perëndimi e ka provokuar luftën e Rusisë në Ukrainë më 2022.

Në një intervistë për BBC, Farage ka thënë se “ne e kemi provokuar këtë luftë”, duke shtuar se “natyrisht” ka qenë “faji” i presidentit rus, Vladimir Putin.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, u ka thënë gazetarëve se pretendimi i Farage-it është “plotësisht gabim dhe shkon vetëm në të mirë të Putinit”. Farage, ish deputet i Parlamentit Evropian, ka tentuar dhe dështuar shtatë herë të bëhet deputet në Parlamentin britanik  dhe tani po mëton të garojë në zgjedhjet e përgjithshme britanike, muajin e ardhshëm.

Aktualisht partia e tij është e treta në listë, mirëpo ai pritet të fitojë pak ulëse. Popullariteti i partisë që udhëheq ai është rritur prej kur Farage e ka marrë pozitën e liderit më herët gjatë këtij muaji. Mirëpo, të shtunën është përballur me shumë kritika për deklaratën e bërë në intervistë. Ministri i Brendshëm britanik, James Cleverly, e ka kritikuar Farage-in për “përsëritje të arsyetimit të Putinit për pushtimin brutal në Ukrainë”.

Ish-ministri britanik i Mbrojtjes, Tobias Ellwood, ka thënë se komentet janë “tronditëse” dhe që “Churchill po rrotullohet në varr”, referencë për ish-liderin britanik. I pyetur më shumë për qëndrimet e tij për Putinin, Farage ka thënë gjatë intervistës se “nuk e pëlqen si person”, por e admiron “si operator politik, sepse ka arritur të ketë nën kontroll Rusinë”. Ish-figurë e Brexitit, Farage është i afërt me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Farage ka thënë publikisht se synon të garojë për kryeministër më 2029. Ai, po ashtu, ka përsëritur pretendimet se Sunak, kryeministri i parë me ngjyrë i Britanisë, “nuk e kupton kulturën tonë”. Komentet e tij ndaj Sunakut, janë kritikuar ashpër prej deputetëve britanikë.

Ish-marinsi i arrestuar në Rusi: Më burgosën pa të drejtë

Shtetasi amerikan dhe ish-marinsi, i arrestuar në Rusi, Paul Whelan, duke folur me telefon nga burgu, për prestigjiozen amerikane, CNN, thekson se 2 mijë ditë në një zonë të largët të Rusisë është kohë e humbur, për një krim të cilin ai pretendon se nuk e ka kryer kurrë.

Whelan, i cili është shpallur i ndaluar gabimisht nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, u arrestua në Moskë në dhjetor 2018 dhe u dënua me 16 vjet burg në vitin 2020 për akuzat për spiunazh, por të cilat ai i ka mohuar. Whelan beson se qeveria amerikane duhet ta marrë seriozisht rastin e tij.

“Duhet të ndërmerren veprime vendimtare”, tha Whelan. “SHBA-ja duhet të bëjë diçka,  të mbushë Gjirin e Guantanamos me zyrtarë rusë, të arrestojë spiunët rusë, të bëjë diçka që e bën Kremlinin të ulet para nesh, theksoi ai.

Më tej, ish-marinsi shton se, “njerëzit këtu nuk thonë se do të shkojnë në gjyq. Ata nuk thonë se do të kërkojnë drejtësi. Ata thonë se do të marrin një dënim, do të dënohen. Këtu nuk ka sistem të drejtësisë penale.

Nuk ka sistem gjyqësor. Është thjesht një sistem që qeveria ka operuar për shumë vite, duke futur njerëz në burg për të gjitha llojet e akuzave të dyshimta dhe ngjarjeve të dyshimta. Dhe në rastin tim, kjo është 100% e vërtetë, tha ai.

Whelan qëndron në paraburgim në një kamp të largët në Mordovia rreth tetë orë larg Moskës, ku ai bën punë fizike në një fabrikë veshjesh. “Gjithçka është e pluhurosur, e pistë dhe e keqe, përshkroi ai për CNN.

“Ushqimi që na shërbehet është i tmerrshëm. Ne mbështetemi tek blerjet personale për të qëndruar të shëndetshëm. Kujdesi mjekësor është zero. Nuk ka fare kujdes dentar”.

Shtëpia e Bardhë ka ofruar shpesh herë propozime kundrejt Moskës për lirimin e Whelan, por akoma nuk ka një reagim nga Kremlini.

Shtabi i Përgjithshëm: Rusia ka humbur 533,090 trupa në Ukrainë që nga 24 shkurt 2022

Rusia ka humbur 533,090 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022, raportoi më 22 qershor Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, përcjell Bota sot.

Ky numër përfshin 1,110 viktima që forcat ruse pësuan pak gjatë ditës së kaluar.

Sipas raportit, Rusia ka humbur:

8,009 tanke,

15,383 automjete të blinduara luftarake,

19,204 automjete dhe tanke karburanti,

14,188 sisteme artilerie,

1,106 sisteme raketash të shumëfishta,

861 sisteme të mbrojtjes ajrore,

359 aeroplanë,

326 aeroplanë,

305 helikopterë, anije dhe një nëndetëse.

Kritika ndaj Nigel Farage pasi tha se Perëndimi provokoi luftën në Ukrainë

Nigel Farage, lider i partisë britanike kundër migrimit, “Reforma në Mbretëri të Bashkuar”, është përballur me kritika të ashpra të shtunën, pasi ka thënë se Perëndimi e ka provokuar luftën e Rusisë në Ukrainë më 2022.

Në një intervistë për transmetuesin britanik, BBC, Farage ka thënë se “ne e kemi provokuar këtë luftë”, duke shtuar se “natyrisht” ka qenë “faji” i presidentit rus, Vladimir Putin.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, u ka thënë gazetarëve se pretendimi i Farage-it është “plotësisht gabim dhe shkon vetëm në të mirë të Putinit”.

Farage – ish deputet i Parlamentit Evropian, ka tentuar dhe dështuar shtatë herë të bëhet deputet në Parlamentin britanik - dhe tani po mëton të garojë në zgjedhjet e përgjithshme britanike, muajin e ardhshëm.

Aktualisht partia e tij është e treta në listë, mirëpo ai pritet të fitojë pak ulëse.

Popullariteti i partisë që udhëheq ai është rritur prej kur Farage e ka marrë pozitën e liderit më herët gjatë këtij muaji.

Mirëpo, të shtunën është përballur me shumë kritika për deklaratën e bërë në intervistë.

Ministri i Brendshëm britanik, James Cleverly, e ka kritikuar Farage-in për “përsëritje të arsyetimit të Putinit për pushtimin brutal në Ukrainë”.

Ish-ministri britanik i Mbrojtjes, Tobias Ellwood, ka thënë se komentet janë “tronditëse” dhe që “Churchill po rrotullohet në varr”, referencë për ish-liderin britanik.

I pyetur më shumë për qëndrimet e tij për Putinin, Farage ka thënë gjatë intervistës se “nuk e pëlqen si person”, por e admiron “si operator politik, sepse ka arritur të ketë nën kontroll Rusinë”.

Ish-figurë e Brexitit, Farage është i afërt me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Farage ka thënë publikisht se synon të garojë për kryeministër më 2029.

Ai, po ashtu, ka përsëritur pretendimet se Sunak, kryeministri i parë me ngjyrë i Britanisë, “nuk e kupton kulturën tonë”.

Komentet e tij ndaj Sunakut, janë kritikuar ashpër prej deputetëve britanikë./REL

Kievi: Sulm “masiv” rus në infrastrukturën shtetërore të energjisë

Ministria e Energjisë në Ukrainë dhe operatori kombëtar i rrjetit, Ukrenerho kanë thënë se infrastruktura shtetërore e energjisë është shënjestruar sërish me raketa dhe dronë rusë, në orët e hershme të 22 qershorit.

Si pasojë e sulmeve janë dëmtuar sistemet e energjisë në rajonet Lviv dhe Zaporizhja, ka thënë Ukrenerho përmes një deklarate në Telegram, dhe që dy punëtorë janë shtruar në spital pas sulmeve në rajonin Zaporizhja.

Ministria e Energjisë ka thënë se, për shkak të sulmit, janë shkëputur linjat e energjisë në lindje të Ukrainës, çka ka ndikuar në furnizime më të dobëta me energji në rajon.

Ukrenerho ka thënë se ky sulmi i tetë i shkallës së gjerë që ka shënjestruar sistemin e energjisë në tre muajt e fundit.

Ndërkohë, ushtria e Ukrainës ka thënë se sistemet e saj për mbrojtje ajrore kanë rrëzuar 12 prej 16 raketave dhe të 13 dronët e nisur prej Rusisë përgjatë natës.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e ka komentuar sulmin.

Në një tjetër sulm, më 21 qershor, është raportuar për pesë persona të vrarë në rajonin e Donjeckut.

Në muajt e fundit, Rusia ka shënjestruar në mënyrë sistematike infrastrukturën kritike të energjisë në Ukrainë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke lënë mijëra njerëz pa qasje në rrymë.

Sipas disa vlerësimeve, rreth gjysma e kapacitetit për prodhim të rrymës në Ukrainë, është shkatërruar si pasojë e luftës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 20 qershor se shpreson në zhvillimin e infrastrukturës për energji të ripërtrishme, për të tejkaluar krizën me energji, të shkaktuar prej sulmeve ruse.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Putin: Do prodhojmë modelet më të avancuara të armëve

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar Perëndimin për zhvillimin e mëtejshëm të triadës bërthamore. Forcimi i triadave bërthamore bëhet me qëllimin e ruajtjes së balancës së fuqisë në sistemin ndërkombëtar. Aktualisht Rusia ka kapacitetin më të madh të armëve bërthamore në botë.

Sipas Putin, po punon për të prodhuar modelet më të fundit dhe më të avancuara të armëve. Triadat bërthamore ruse, janë një referencë për raketat bërthamore balisitike, tokë-det dhe ajër.

“Ne planifikojmë të zhvillojmë më tej armët bërthamore si një garanci e parandalimit strategjik dhe për të ruajtur ekuilibrin e fuqisë në botë. Rritja e aftësive luftarake të të gjitha degëve dhe shërbimeve të Forcave tona të Armatosura, vënë si detyrë luftarake krenarinë e projektuesve, inxhinierëve dhe punëtorëve,  sistemet më të fundit ku konfirmohen cilësitë dhe vetitë e tyre unike.

Po ashtu, ne do të vazhdojmë të punojmë në prodhimin e modeleve më të avancuara të armëve”, tha Putin.

Putin në fjalën e mbajtur përpara të sapo diplomuarve të ushtrisë ruse, theksoi nevojën për ndërtimin e një botë multipolare, term shumë i diskutuar kohët e fundit nga vendet e BRIC-s. Rusia, sipas Putin është gati për një debat të gjerë ndërkombëtar mbi idetë e sigurisë euroaziatike, duke përfshirë anëtarët e NATO-s.

“Unë paraqita vizionin tonë për sigurinë e drejtë dhe të pandashme në Euroazi në një takim të fundit me udhëheqjen e Ministrisë së Jashtme. Ne jemi gati për një diskutim të gjerë ndërkombëtar mbi këto çështje thelbësore si me kolegët tanë nga Euroasia dhe BRICS, por edhe me grupet e tjera ndërkombëtare, duke përfshirë vendet anëtare evropiane dhe të NATO-s”, tha Putin.

Sakaq, Putin tha gjatë vizitës në Azi se Rusia po konsideron rishikimin e doktrinës ruse për përdorimin e armëve bërthamore. Traktati i fundit i mbetur i kontrollit të armëve që kufizon numrin e armëve strategjike bërthamore që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund të vendosin do të skadojë në vitin 2026.

Sulmet ruse dëmtojnë infrastrukturën energjetike në rajone të shumta, raportohen viktima

Forcat ruse nisën sulme me raketa dhe drone gjatë natës më 22 qershor, duke synuar infrastrukturën kritike të energjisë në rajone të shumta të Ukrainës. Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se sistemet e transmetimit të energjisë u sulmuan në rajonet jugore dhe perëndimore të Ukrainës, duke shkaktuar dëme në pajisje. Në Zaporizhzhia Oblast, dy punëtorë të energjisë pësuan lëndime dhe u transportuan në spital si rezultat i sulmit, shkroi operatori i rrjetit Ukrenergo në mediat sociale.

Në Lviv Oblast, një raketë ruse goditi një objekt të infrastrukturës energjetike duke shkaktuar një zjarr, njoftoi guvernatori Maksym Kozytskyi. Nuk ka asnjë informacion të disponueshëm në lidhje me shkallën e dëmit në Lviv Oblast. Ekipet e emergjencës janë aktualisht në vendngjarje për shuarjen e flakëve. Në rajone të paspecifikuara lindore, linjat e energjisë ajrore u shkëputën për të "ulur ngarkesën në objektin gjenerues", sipas Ministrisë së Energjisë të Ukrainës.

Ekipet e restaurimit po punojnë aktualisht për të vlerësuar dhe riparuar infrastrukturën e dëmtuar. Diku tjetër, në qytetin e Ivano-Frankivsk, xhamat e thyer u raportuan në një kopsht fëmijësh si dhe në një ndërtesë banimi, njoftoi kryebashkiaku Ruslan Martsinkiv. Shpërthime u dëgjuan në qytetin veriperëndimor të Lutsk në Volyn Oblast dhe mbi Vinnytsia Oblast rreth orës 4:45 të mëngjesit me orën lokale, raportoi Suspilne. Banorët gjithashtu raportuan se kishin dëgjuar tinguj shpërthimesh rreth orës 5:30 të mëngjesit me orën lokale në qytetin Khmelnytskyi, sipas Suspilne.

Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruan për kërcënimet me raketa në rajonet perëndimore dhe qendrore të Ukrainës. Në orën 4:50 të mëngjesit me orën lokale, Polonia njoftoi se kishte përplasur avionë ushtarakë për të mbrojtur hapësirën ajrore polake në mes të sulmit rus në Ukrainën perëndimore. Në muajt e fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës në një sulm të rinovuar kundër rrjetit energjetik të vendit. Si rezultat i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, Ukraina filloi zbatimin e mbylljeve të vazhdueshme më 15 maj, por ato janë rritur në mënyrë dramatike ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat