Turqia ‘pushtohet’ nga zjarret, raportohen viktima dhe mijëra hektarë të shkrumbuara

Evropë

Turqia ‘pushtohet’ nga zjarret, raportohen viktima dhe mijëra hektarë të shkrumbuara

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Një tjetër zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin kurd në Turqi, në fshatin Koksalan në Diyarbakir.

Më herët zjarri në rajonin kurd, raportohet se la të paktën 10 të vdekur derisa u arrit të vihej nën kontroll, njoftuan autoritetet.

Qindra kafshë gjithashtu u vranë nga zjarri që përfshiu fushat e bimësinë në rajonin rural.

Përveç viktimave ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca shkruante se më shumë se 70 njerëz ishin plagosur ose dëmtuar nga asfiksimi prej tymit.

Një gazetar i AFP në fshatin Koksalan në Diyarbakir tha se kishte parë të paktën 100 kafshë të vrara nga zjarri, ndërsa rezidentët thonin se numri i gjësë së gjallë të zhdukur nga katastrofa ishte më i madh.

Turqia raportohet se ka pasur dhjetëra zjarre sivjet që kanë shkatërruar rreth 12 000 hektarë tokë, sipas të dhënave zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat