Gjermani, arrestohen tre persona të dyshuar për spiunazh

Evropë

Gjermani, arrestohen tre persona të dyshuar për spiunazh

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Gjermani  të dyshuar për spiunazh për një shtet të huaj.

Sipas deklaratës, ata janë një rus, një ukrainas dhe një armen, të cilët po vëzhgonin një kafene në Frankfurt, ku ndodhej objektivi i tyre, një burrë nga Ukraina.

Ky i fundit, siç raporton Der Spiegel, ka dyshuar tek ata dhe ka lajmëruar policinë.

Tre të dyshuarit, të cilët besohet se punojnë për shërbime të huaja inteligjente, janë arrestuar dhe po merren në pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat