Ukraina vazhdon të rekrutojë të burgosur për të forcuar ushtrinë

Evropë

Ukraina vazhdon të rekrutojë të burgosur për të forcuar ushtrinë

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Në një përpjekje për të gjetur rekrutë të rinj për forcat e saj të armatosura përballë një ofensive të vazhdueshme ruse, ushtria ukrainase po vazhdon rekrutimin e të burgosurve, dhe tashmë rreth 3,000 prej tyre janë regjistruar.

Me kusht që të kalojnë afatin e shërbimit ushtarak deri në periudhën e rënë dakord, të burgosurve do t’u jepet lirimi me kusht kur të përfundojë lufta. Bëhet e ditur se Ukraina vazhdimisht ka qenë në sfidë për të rekrutuar mjaftueshëm ushtarë.

Kjo pasi popullsia e saj prej 38 milionë, është e ulët krahasuar me 144 milionë të Rusisë. Ligji i ri synon të mobilizojë disa qindra ushtarë të tjerë, por procesi mund të zgjasë me muaj.

Gjithashtu, ukrainasit po përpiqen të plotësojnë kërkesën për energji elektrike falë sulmeve sistematike ajrore në infrastrukturën e saj të energjisë që janë intensifikuar që nga marsi, duke i detyruar kompanitë të racionojnë furnizimet shtëpiake gjatë tre muajve të fundit.

Edhe zyrtarët e lartë të vendit u bënë thirrje në mënyrë të përsëritur vendeve aleate që të ofrojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur termocentralet nga raketat dhe dronët rusë.

Pavarësisht sulmeve të intensifikuara ruse, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbetet pozitiv.

“Ukraina është tani e aftë të mposht ambiciet perandorake të Rusisë”, tha Zelensky.

Në fjalimin e tij presidencial, ai deklaroi se fitimi i luftës kundër Rusisë “do të sjellë paqen dhe besimin në të gjithë Evropën”.

Ndryshe, lideri i Ukrainës falënderoi Rumaninë për vendimin për të transferuar një sistem Patriot të prodhuar nga SHBA-ja në Ukrainë, duke shtuar se ekipi i tij po punon “për të siguruar dorëzimin e disa Patriotëve të tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat