Mbreti spanjoll refuzoi të takohet me presidentin argjentinas

Evropë

Mbreti spanjoll refuzoi të takohet me presidentin argjentinas

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 00:34
Mbreti Felipe VI

Mbreti Felipe VI i Spanjës refuzoi të zhvillonte një takim me presidentin e Argjentinës, Javier Milei, për shkak të komenteve ndaj kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez.

Pavarësisht një kërkese për një takim me kreun e shtetit të Spanjës, Mbretin Felipe VI, i cili feston 10 vjetorin në fron këtë javë, Milei nuk është në “agjendën mbretërore”.

Lëvizja vjen pasi Milei sulmoi disa herë kryeministrin spanjoll dhe gruan e tij. Në një tubim të ekstremit të djathtë në Madrid muajin e kaluar, ai deklaroi se gruaja e Sanchezit “është e korruptuar” dhe më vonë e quajti Sanchezin “budalla i Evropës në çështjet diplomatike”.

Qeveria spanjolle u përgjigj duke tërhequr ambasadorin nga Buenos Aires, raporton politico.

Ministri i Jashtëm i Spanjës kërcënoi se do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Argjentinën nëse nuk kërkohej falje, por refuzoi Milei.

Mbreti dhe Milei tashmë janë takuar më parë, kur kreu i shtetit spanjoll mori pjesë në inaugurimin e Mileyt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat