Tragjike/ Pesë emigrantë u gjetën të vdekur në një varkë, dyshohet se...

Evropë

Tragjike/ Pesë emigrantë u gjetën të vdekur në një varkë, dyshohet se...

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Pesë emigrantë u gjetën të vdekur dje në një varkë që u largua nga brigjet e ishujve Kanarie.

Ndërsa të paktën 68 të tjerë u shpëtuan, njoftuan sot shërbimet spanjolle të shpëtimit.

Varka u pikas pasdite teksa lundronte rreth 800 kilometra në jug të Tenerife, një nga ishujt e këtij arkipelagu spanjoll që ndodhet pranë bregut veriperëndimor të kontinentit afrikan, ku numri i ardhjeve të emigrantëve është rritur sërish prej disa kohësh.

Sipas njoftimit nga shërbimet spanjolle të shpëtimit Salvamento Maritimo, u bë e nevojshme për shkak të kushteve të këqija të motit në zonë të liheshin trupat e dy prej pesë viktimave në anijen e improvizuar që po lundronte i padisiplinuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat