Zjarri i madh mbulon të gjithë Napolin me tym

Evropë

Zjarri i madh mbulon të gjithë Napolin me tym

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 13:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Pjesa më e madhe e Napolit është mbuluar këtë enjte nga një shtresë hiri nga një zjarr i madh që është përhapur që nga mbrëmja e së mërkurës në kodrën Camaldoli të këtij qyteti port në Italinë jugore.

Zonat e qytetit, duke përfshirë qendrën e tij historike, janë mbuluar nga hiri i zi dhe gri, si pluhur, që vjen nga pylli i kësaj kodre në periferi të Napolit.

Kryebashkiaku Gaetano Manfredi tha se zjarri ishte “ndoshta zjarrvënie” dhe nënvizoi nevojën “për të mbrojtur trashëgiminë pyjore”.

Avionë zjarrfikës Canadair janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe raportohet se situata po përmirësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat