Një i vdekur e disa të lënduar nga shpërthimi në Cetinje

Evropë

Një i vdekur e disa të lënduar nga shpërthimi në Cetinje

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 10:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm raportohet të ketë shpërthyer një bombë në Cetinje, afër Qendrës Sportive, ku ka mbetur i vdekur një person e disa të plagosur.

Siç raporton mediumi malazez, Antena M, tre persona u plagosën dhe u dërguan në spitalin e Cetinjës, duke përfshirë një grua të moshuar.

Hetimet janë duke vazhduar, rrugët përreth Qendrës Sportive janë mbyllur, ndërsa në vendin e aksidentit ndodhet edhe kryetari i komunës, Nikolla Gjurashkoviq.

“Për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe fakteve, si dhe ndriçimin e kësaj ngjarje, zyrtarët e Drejtorisë së Policisë, në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, janë duke ndërmarrë masa dhe veprime intensive të zbulimit, rrjedha dhe rezultati i të cilave do të të informohet publiku në kohën e duhur”, njofton policia.

Nga forca e shpërthimit, godinës së Qendrës Sportive janë thyer xhamat dhe është shkëputur një pemë.

Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat