Temperaturat e larta shkaktojnë zjarre – evakuohen qytetarët e disa lagjeve në Athinë

Evropë

Temperaturat e larta shkaktojnë zjarre – evakuohen qytetarët e disa lagjeve në Athinë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 21:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 70 zjarrfikës po përpiqen të frenojnë një zjarr të madh në periferi të Athinës, duke detyruar autoritetet të lëshonin urdhra evakuimi për dy lagje aty pranë.

Pamjet treguan zjarrin që shpërtheu nëpër shkurre të ulëta dhe pemë ulliri në zonën me popullsi të rrallë pranë Varit, rreth 30 kilometra në jug të Athinës qendrore.

Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve, Vassilis Vatrakoiannis tha se zjarri u përhap shpejt për shkak të erërave të forta.

Më herët gjatë ditës së sotme disa shtëpi janë djegur nga zjarri i rënë në lindje të Atikës në qytetin e Koropit. Zjarri ka rënë fillimisht në parkingun e skafeve në qytetin e Koropit dhe më pas është përhapur, raporton Kathimerini.

Dhjetëra zjarre kanë goditur Greqinë ditët e fundit, por janë shuar para se të shkaktonin dëme të mëdha. Disa persona u arrestuan dhe u akuzuan për ndezjen aksidentale të zjarrit.

Zjarret në pyje janë të zakonshme në Greqi dhe kanë shkaktuar shumë vdekje vitet e fundit.

Zjarrfikësit dhe aeroplanët vazhduan të luftojnë një tjetër zjarr të madh në rajonin jugor të Peloponezit dje dhe autoritetet urdhëruan evakuimin e një fshati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat