Mbërritje rekord të emigrantëve përmes La Manshit

Evropë

Mbërritje rekord të emigrantëve përmes La Manshit

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 16:07

Mbi 800 emigrantë kanë mbërritur në Britanine e Madhe pasi kaluan La Manshin në një ditë të vetme – një rekord i ri për vitin e deritanishëm.

Zyra e Brendshme tha se 882 persona udhëtuan dje me 15 varka, duke sugjeruar një mesatare prej 59 personash për varkë.
Kalimet e fundit e çojnë totalin e përkohshëm për numrin e mbërritjeve deri më tani këtë vit në 12 313.

“Kjo është 18% më e lartë se në të njejtën periudhë të vitit të kaluar – kur u regjistruan 10 472 kalime, dhe më shumë se 5% të totalit në këtë periudhe ë në 2022 (11 690)”, sipas shifrave të qeverisë.

Vitin e kaluar, 29 437 migrantë mbërritën në Britaninë e Madhe, 36% më pak nga një rekord prej 45,774 mbërritjesh në 2022.

Më shumë se 2,000 ardhje (2 431) janë regjistruar që nga 22 maji, kur u shpallën zgjedhjet e përgjithshme, me emigracionin në qendër të fushatës.

“Në gjashtë vitet e gjysmë të fundit, ndërsa u shpalos kriza e fundit e emigrantëve, 126,658 persona kanë mbërritur në Britaninë e Madhe pasi kaluan Kanalin e La Manshit”, sipas të dhënave të regjistruara që nga fillimi i vitit 2018.

Rreth 81,677 njerëz e kanë bërë udhëtimin që kur qeveria arriti një marrëveshje të ngecur për të dërguar emigrantë në Ruandë në prill 2022.

Numri i kalimeve që nga koha kur Rishi Sunak, i cili u zotua të “ndalonte anijet”, u bë kryeministër në tetor të atij viti është pothuajse 50,000, tani në 49,376.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat