​Ngritët alarm shëndetësor pasi valët e të nxehtit përshkallëzohen

Evropë

​Ngritët alarm shëndetësor pasi valët e të nxehtit përshkallëzohen

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e ka vënë Perugia në alarm të kuq të enjten për shkak të temperaturave të larta, me valën e të nxehtit që ka goditur Italinë dhe është duke u përshkallëzuar, dhe shtatë qytete të tjera do t'i bashkohen të premten - Frosinone, Latina, Rieti, Roma, Ancona, Campobasso. Palermo dhe Perugia.

Kur një zonë vihet në alarm të kuq, do të thotë se nxehtësia është aq intensive sa që përbën rrezik për njerëzit e shëndetshëm, aktivë dhe jo vetëm për grupet e cenueshme si të moshuarit, të sëmurët, dhe fëmijët e vegjël.

Ndërkohë, Shoqata Italiane e Mjekësisë Mjedisore (SIMA), të mërkurën dha alarmin për situatën në Siçili, ku temperaturat mund të arrijnë në 40°C në provincat Agrigento dhe Siracusa, dhe 39° në Catania dhe Raguza këtë javë.

-Nxehtësia e tepërt shkakton probleme shëndetësore pasi mund të ndryshojë sistemin e rregullimit të temperaturës së trupit”, tha presidenti i Sima, Alessandro Miani.

-Trupi i njeriut ftohet përmes djersitjes, por në kushte të caktuara mjedisore kjo nuk është e mjaftueshme.

-Lagështia e tepërt parandalon avullimin e djersës, me ngrohjen e trupit që rritet me shpejtësi dhe kjo mund të dëmtojë organet vitale dhe trurin.

-Temperaturat tepër të larta mund të shkaktojnë sëmundje të lehta si ngërçe dhe të fikët, por edhe probleme serioze, nga kongjestioni deri te dehidratimi, duke përkeqësuar gjendjen shëndetësore të personave me patologji kronike para-ekzistuese.

Qyteti i Napolit kishte miratuar një sërë masash për të ndihmuar të pastrehët të përballen me valën e të nxehtit.

Këto përfshijnë dhënien e qasjes në konviktet publike pasditeve, në mënyrë që ata të mund të dalin nga rruga në orët më të nxehta të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat