Rrëfim rrëqethës/ 32-vjeçarja tregon sesi babai e përdhunoi kur ishte vetëm 6 vjeçe

Evropë

Rrëfim rrëqethës/ 32-vjeçarja tregon sesi babai e përdhunoi kur ishte vetëm 6 vjeçe

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Një rast i rëndë është raportuar në Selanik, ku një 70-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën prej 26 vitesh. E bija, e cila momentalisht është 32 vjeç, ka rrëfyer se ka rënë pre e dhunës seksuale nga i ati që në moshën 6-vjeçare. Ajo ka dëshmuar se hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur, ka qenë viti 1998.

Më pas kjo ka ndodhur në gusht të vitit 2023 dhe së fundmi në qershor të këtij viti.

Ajo i tha policisë se babai i saj 70-vjeçar u përpoq ta përdhunonte edhe në mars të 2024-ës. Pas denoncimit të saj, ndaj babait të moshuar u ngrit një rast për përdhunim serial, dhunë seksuale, dhunë në familje, shkelje të ligjit për armët, marrëdhënie incesti dhe sulm të pahijshëm.

Mësohet se 70-vjeçari vuan nga probleme të rënda shëndetësore ndërkohë që të dy babë e bijë jetonin në të njëjtën banesë. Dosja do t’i dërgohet prokurorit kompetent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat