Ishin duke bërë xhiro bregut të detit, dallgët “rrëmbejnë” 20-vjeçaren - publikohen pamjet tronditëse

Evropë

Ishin duke bërë xhiro bregut të detit, dallgët “rrëmbejnë” 20-vjeçaren - publikohen pamjet tronditëse

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 11:43
Vjaza u përfshi nga dallgët e furishme mes motit të keq në një plazh në Soçi

Një video tronditëse po bën xhiron e rrjetit pasi duket një vajzë 20-vjeçare e cila merret nga dallgët teksa po bënte një xhiro bregut të detit me të dashurin e saj. Vjaza u përfshi nga dallgët e furishme mes motit të keq në një plazh në Soçi, Rusi ndërsa u kap në video nga një kalimtar.

Sipas mediave ruse, ngjarja ka ndodhur më 16 qershor dhe që nga ajo kohë vajza 20-vjeçare nuk është gjetur më.

Në video, vajza shihet në plazh me një djalë. Edhe pse fillimisht janë në plazh, në një moment dallgët i bëjnë të humbasin ekuilibrin me djalin që fillimisht arrin ta nxjerrë vajzën nga uji.

Megjithatë, një valë e dytë i mbuloi dy të rinjtë me djalin që ishte më tej drejt plazhit, ndërsa vajza u përfshi dhe humbi në ujë. Mediat ruse raportojnë se edhe pse ka pasur mobilizim të shërbimeve të Ministrisë së Emergjencave, 20-vjeçari nuk është gjetur deri më sot. Siç theksojnë ata, ditën në fjalë, më 16 qershor, plazhet në Soçi ishin të mbyllura, për shkak të motit të keq që mbizotëronte në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat