Paralajmërim për rrezik zjarresh në pyjet e Greqisë

Evropë

Paralajmërim për rrezik zjarresh në pyjet e Greqisë

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Qytetarët në Greqi janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm për shkak të rrezikut të lartë të zjarrit në pyje deri më 21 qershor.

Në njoftimin e bërë nga Observatori Kombëtar i Athinës (EAA) thuhet se rreziku nga zjarri në pyje është i lartë deri më 21 qershor, veçanërisht në Euboea, Lesbos, Kios, Samos dhe Kretë, ku do të jenë efektive erërat veriore.

Qytetarëve pranë zonave pyjore u është bërë thirrje të shmangin sjelljet që rrisin rrezikun e zjarrit dhe të kenë kujdes.

Nga ana tjetër, në Greqi, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 35 zjarre në pyje, është raportuar se një zjarrfikës ka mbetur i plagosur nga zjarri në pyllin e Dramës ditën e djeshme.

Mësohet se në Spitalin e Dramës vijon mjekimi i zjarrfikësit, i cili ka pësuar djegie në fytyrë dhe dorë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat