Francezja e zhdukur në Greqi kishte dërguar mesazh në hotelin ku po qëndronte, ja çfarë shkruante

Evropë

Francezja e zhdukur në Greqi kishte dërguar mesazh në hotelin ku po qëndronte, ja çfarë shkruante

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Një grua franceze 73-vjeç e zhdukur në ishullin grek të Sikinos që nga e premtja, kishte dërguar një mesazh shqetësues në hotelin e saj përpara se të zhdukej, ka bërë të ditur pronari të martën.

Është duke u kryer një kërkim për gruan, emri i së cilës nuk është bërë i ditur nga autoritetet. Ajo është një nga tre turistët që rezultojnë të zhdukur në Greqi, derisa pesë kanë vdekur këtë muaj në mot të nxehtë, raporton Reuters.

Ilias Gavanas, i cili zotëron konakun ku qëndronte gruaja, i ka thënë Reuters se ai e kishte dëgjuar për herë të fundit të premten kur e kontaktoi me telefon rreth orës 8:30 të mëngjesit pasi kishte humbur një telefonatë nga ajo në orën 5:50 të mëngjesit.

Ai ka treguar se gruaja ia kishte dërguar një selfie dhe një mesazh në të cilin thuhej: “Unë jam rrëzuar”.

Pronari ishte përgjigjur në frëngjisht dhe anglisht duke kërkuar vendndodhjen e saj dhe duke i thënë asaj të telefononte në numrin evropian të urgjencës 112, derisa po ashtu kishte njoftuar policinë dhe autoritetet komunale.

Temperaturat janë rritur në mbi 40 gradë celsius në të gjithë Greqinë në fillim të këtij muaji.

“Hikingu është i popullarizuar për turistët në Sikinos, një ishull kryesisht djerrë dhe pak i populluar në Detin Egje jugor”, është shprehur Gavanas.

“Ne i paralajmërojmë që të mos dalin në vapë, të na informojnë gjithmonë se ku janë, të mos bredhin vetëm. Ishte 40 gradë”, ka shtuar ai.

Ministria e Turizmit ka thënë se “është vigjilente” dhe po punonte me ministritë e tjera për të siguruar që turistët të mbahen të informuar.

Një grua e dytë franceze është zhdukur në Sikinos dhe autoritetet besojnë se dy gratë e zhdukura shkuan për ecje së bashku edhe pse nuk po qëndronin në të njëjtin hotel.

Një kërkim është duke u zhvilluar në ishullin Amorgos për një amerikan të zhdukur që nga 11 qershori.

Pesë turistët që kanë vdekur përfshijnë prezantuesin televiziv britanik, Michael Mosley, trupi i të cilit u gjet në ishullin Symi. Një amerikan 55-vjeçar vdiq në ishullin Jon Mathraki, një turist holandez 74-vjeçar vdiq në ishullin Samos dhe dy alpinistë vdiqën në Kretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat