Hetim për kreun e kuvendit kroat, mori djalin në avionin shtetëror për ndeshjen

Evropë

Hetim për kreun e kuvendit kroat, mori djalin në avionin shtetëror për ndeshjen

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 18:52
Gordan Jandrokoviç

Kreu i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviç është vënë nën hetim, pasi mori djalin e tij në një avion shtetëror në ndeshjen e Kampionatit Evropian të UEFA-s.

Kryeparlamentari kroat udhëtoi me avion shtetëror për të parë ndeshjen mes Kroacisë dhe Spanjës në Berlin.

Komisioni për Konfliktin e Interesit në Zagreb tha se ka nisur marrjen në pyetje të gazetareve që shoqëronin politikanin.

“Nga media mësuam se Kryetari i Kuvendit dhe djali i tij kanë fluturuar në Kampionatin Evropian të Futbollit me një avion shtetëror dhe kemi marrë edhe disa pyetje nga gazetarët. Më pas vendosëm ta hapim rastin”, tha zëdhënësja e Komisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat