U shpall fajtor për spiunazh, Estonia dënon ish-profesorin rus

Evropë

U shpall fajtor për spiunazh, Estonia dënon ish-profesorin rus

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Një gjykatë estoneze ka dënuar një shtetas rus, ish-profesor të teorisë politike në Universitetin e Tartu, me gjashtë vjet e tre muaj burg për spiunazh.

Vychislav Marozov u arrestua në janar me akuzën për mbledhjen e informacionit mbi politikën e brendshme dhe të mbrojtjes së vendit, si dhe politikën e tij të sigurisë, si dhe për individët dhe infrastrukturën në lidhje me këto zona.

Ai u akuzua gjithashtu edhe për mbledhjen e informacionit për situatën politike të Estonisë, marrëdhëniet e saj me aleatët, integrimin social dhe kohezionin social.

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Brendshme të Estonisë deklaroi se Marozov po ia jepte informacionin shërbimeve speciale të inteligjencës ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat