​Rektori themelues i universitetit amerikan të Kievit: Serbia s’është e denjë të jetë anëtare e BE-së

Evropë

​Rektori themelues i universitetit amerikan të Kievit: Serbia s’është e denjë të jetë anëtare e BE-së

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 11:41
Roman Sheremeta

Serbia nuk është e denjë të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, shumica e serbëve mbështesin luftën gjenocidale të Rusisë në Ukrainë. Kështu vlerëson kryetari i Shtëpisë amerikane në Ukrainë, Roman Sheremeta.

Sheremeta, i cili është edhe profesor universitar, thotë se serbët që u është shpërlarë truri nga propaganda ruse, thonë se mezi presin që “Rusia të bëjë punën e saj” në Ukrainë.

“Serbia nuk është e denjë të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Në foto janë tifozët serbë në ndeshjen e djeshme të Kampionatit Evropian. Zakonisht përpiqem të mos përgjithësoj, por bisedat më të pakëndshme që kam pasur gjatë dy viteve të fundit, pas rusëve, ishin me serbët”, shkruan ai pas ndeshjes së Serbisë me Anglinë.

Ai thekson se serbët kanë një rregull.

Kam pasur disa biseda të mira me serbët dhe kam disa miq serbë, por për fat të keq ata janë një përjashtim nga rregulli. Rregulli është që shumica e serbëve mbështesin luftën gjenocidale të Rusisë kundër Ukrainës. Ata fajësojnë NATO-n dhe Ukrainën për pushtimin rus. Ata i quajnë nazistët ukrainas dhe shpresojnë që rusët "do ta bëjnë punën e tyre shpejt". Shumica e njerëzve që kam bllokuar në LinkedIn janë në fakt nga Serbia. Nuk e di se si iu shpërla truri aq shumë nga propaganda ruse, por sigurisht që Serbia nuk duhet të lejohet të anëtarësohet në BE. Përndryshe, këto kukulla ruse do të jenë një pengesë evropiane për vitet në vijim”, përfundon ai.

Gjatë ndeshjes Serbi – Angli, në kuadër të Euro 2024 shfaqën flamuj, slogane e thirrën me mesazhe shoviniste dhe raciste kundër Kosovës. Kjo u konsiderua si dëshmi e instalimit të frymës shoviniste nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe politikës së tij serbo-madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat