Kryhet darka, s’ka marrëveshje në Bruksel rreth emrave që do ta drejtojnë BE’në

Evropë

Kryhet darka, s’ka marrëveshje në Bruksel rreth emrave që do ta drejtojnë BE’në

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 00:43
Charles Michel

“Asnjë marrëveshje sonte”, ka deklaruar para gazetarëve presidenti në largim i Këshillit Evropian Charles Michel.

Ai tha se ishte një “rast i mirë për të shkëmbyer pikëpamje”, por se “sonte nuk ka marrëveshje”.

Partitë politike, tha ai, “bënë propozime” dhe “do të kemi rastin në ditët të vijmë të punojmë më tej dhe të përgatisim vendimet që duhet të marrim”, ka raportuar The Guardian.

Qëllimi i bisedimeve të sotme, tha ai, ishte që të kemi një shkëmbim të thellë pikëpamjesh dhe të ndajmë shqetësimet, prioritetet, shpresat dhe pritjet, tha Michel.

Udhëheqësit janë vendosur të takohen zyrtarisht për një samit javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat