​GDP-ja zvicerane do të rritet ndjeshëm nën mesataren këtë vit

Evropë

​GDP-ja zvicerane do të rritet ndjeshëm nën mesataren këtë vit

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Ekonomia e Zvicrës do të rritet ndjeshëm nën mesataren këtë vit për shkak të përdorimit të dobët të kapaciteteve industriale dhe kostove të larta të financimit që do të zvogëlojnë investimet, njoftoi të hënën Ministria e Ekonomisë (SECO).

Ministria ka ngritur pak vlerësimin e rritjes ekonomike këtë vit, në 1.2 për qind, por kjo do të thotë se ekonomia po rritet shumë më dobët se mesatarja, theksoi grupi i ekspertëve të SECO.

Sipas tyre, shtylla kryesore e rritjes do të jetë konsumi personal, i cili do të rritet në kushtet e punësimit më të lartë dhe inflacionit të qëndrueshëm.

Eksportet do të ofrojnë edhe mbështetje të lehtë për aktivitetet falë dobësimit të frangut, shtojnë ekspertët.

Në vitin 2025, sipas vlerësimeve të tyre, aktiviteti ekonomik duhet të “normalizohet disi”, me një normë rritjeje të vlerësuar prej 1.7 për qind.

Grupi i ekspertëve për ciklet e biznesit pret një rikuperim gradual të ekonomisë botërore, veçanërisht të asaj evropiane, nga dobësia e dy viteve të fundit, e cila duhet të nxisë edhe eksportet dhe investimet zvicerane.

Ndër rreziqet, ekspertët veçojnë konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, të cilat mund të nxisin sërish inflacionin nëse çmimet e lëndëve të para ose kostot e transportit rriten ndjeshëm.

Normat potencialisht të larta të inflacionit bazë janë gjithashtu një rrezik, pasi ato mund të inkurajojnë bankat qendrore të mbajnë normat e interesit në një nivel të lartë, gjë që do të frenonte kërkesën.

“Rreziqe shtesë për ekonominë ndërkombëtare dhe për tregtinë e jashtme zvicerane paraqiten nga tendencat në Gjermani dhe Kinë. Ndikimi negativ i një ngadalësimi më të fortë në industrinë gjermane në sektorët e ekonomisë zvicerane mund të jetë më i fortë se sa pritej aktualisht. Ekonomia kineze gjithashtu mund të ngadalësohet më shumë se sa pritej për shkak të krizës në sektorin e pasurive të paluajtshme, nivelit të lartë të borxhit dhe disponimin pesimist të kompanive dhe familjeve”, shpjegojnë ekspertët.

Sipas tyre, rritja e çmimeve duhet të ngadalësohet në 1.1 për qind vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat