Islandë: Qyteti që natyra mbylli!

Evropë

Islandë: Qyteti që natyra mbylli!

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 20:36
Grindavik

Të jetosh në Islandë është si të jetosh në mëshirën e natyrës. Përgjatë historisë 1000 vjeçare të vendit, katastrofa të panumërta natyrore kanë shkaktuar shumë shkatërrime dhe humbje jetësh. Javët e fundit, banorët e Grindavík, një fshat në bregun jugor të gadishullit Reykjanes, janë detyruar të largohen nga shtëpitë për shkak të aktivitetit sizmik dhe vullkanik, që kulmoi në një seri shpërthimesh dramatike në fund të 2023 që po vazhdojnë edhe sot.

Rreth 40 minuta me makinë nga Reykjavík, pak larg nga “Blue Lagoon” magjepsëse dhe pak me makinë nga aeroporti ndërkombëtar Keflavík, ndodhet Grindavík, një qytet i vogël dhe paqësor, i ndërtuar rreth portit të tij.

Gjithçka ndryshoi në mbrëmjen e 10 nëntorit 2023, kur pati një shpërthim vullkanik pas lëkundjeve sizmike që kishin vazhduar për javë të tëra. Pesë shpërthime kanë ndodhur që atëherë rreth Grindavík, më i fundit që filloi më 29 maj, i cili është ende në vazhdim.

Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive dhe ndodhet mbi atë që njihet si Kreshta e Mesme të Atlantikut, kufiri midis dy prej pllakave tektonike më të mëdha në planet. Ky është tani shpërthimi i shtatë që nga viti 2021 dhe shkencëtarët besojnë se zona po hyn në një epokë të re vullkanike që mund të zgjasë për dekada apo edhe shekuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat