Ukraina pretendon se ka shkatërruar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi

Evropë

Ukraina pretendon se ka shkatërruar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Një e treta e flotës ruse të Detit të Zi është nxjerrë jashtë funksionit për shkak të sulmeve nga Kievi, sipas Marinës së Ukrainës, zëdhënësi i së cilës përshkroi suksesin e Kievit në ruajtjen e eksporteve të tij të rëndësishme të grurit përballë agresionit të Moskës.

Gjatë luftës së nisur nga presidenti rus Vladimir Putin në shkurt të vitit 2022, Ukraina i ka dhënë flotës goditje të mëdha, të tilla si fundosja e anijes së saj kryesore Moskva dhe sulme të përsëritura në anije dhe infrastrukturë, duke përfshirë bazën e saj kryesore të Krimesë në Sevastopol, shpesh duke përdorur ” dronët e detit” dhe aftësi të mjete tjera pa pilot.

Që atëherë, Rusia ka zhvendosur anijet nga Krimea e pushtuar në verilindje në Novorossiysk, në rajonin Krasnodar të Rusisë, si dhe më larg.

Zëdhënësi i marinës ukrainase Dmytro Pletenchuk tha për median RBC për disa nga detajet e këtyre sukseseve dhe goditjeve në anijet ruse.

“Një e treta e tyre janë padyshim jashtë veprimit – të shkatërruara dhe të dëmtuara”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat