Brnabiq përhap panik: Jeta e Vuçiqit është e rrezikuar

Evropë

Brnabiq përhap panik: Jeta e Vuçiqit është e rrezikuar

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 11:13
Ana Brnabiq dhe Vuciq

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq ka alarmuar edhe njëherë për siç pretendon ajo, rrezikun që i kanoset presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

 Siç thotë ajo, presidenti është i rrezikuar nga kartelet të drogës në Mal të Zi.

Brnabiq tha për televizionin Happy se ekziston rreziku për jetën e tij sepse “Aleksandar Vuçiq është pengesa e vetme për atë mafi”.

“Kërcënimi për jetën e Aleksandar Vuçiqit ekziston për sa kohë që Radoje Zvicer është i lirë”, tha Brnabiq.

Ajo tha se Vuçiq “nuk është vetëm një barrierë për krimin e organizuar dhe mafia që merr nën kontroll këtë vend dhe këtë rajon, por ai është edhe garantues i sigurisë”.

Si shembull për këtë, Brnabiq deklaroi se, sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Serbisë, deri më 10 qershor, “mbi dy miliardë euro hyrje të investimeve të huaja direkte” kishin mbërritur në Serbi.

“Kjo është 9.6 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe ne kemi pasur një vit rekord në vitin 2023”, tha Brnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat