​Von der Leyen për Ukrainën: Ngrirja e konfliktit është recetë për luftëra të reja

Evropë

​Von der Leyen për Ukrainën: Ngrirja e konfliktit është recetë për luftëra të reja

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 20:55
Ursula von der Leyen

Ngrirja e konfliktit në Ukrainë nuk është një zgjidhje, por një recetë për luftërat e ardhshme të agresionit, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Samitin e Paqes për Ukrainën në Bürgenstock të Lucernit.

"Ngrirja e konfliktit sot, me trupat e huaja që pushtojnë tokën ukrainase, nuk është zgjidhja. Është një recetë për luftërat e ardhshme të agresionit," tha ajo në fjalimin e saj.

"Në vend të kësaj, ne duhet të mbështesim një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Një paqe që rikthen sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial," shtoi von der Leyen.

Në konferencën dyditore marrin pjesë përfaqësues të më shumë se 100 vendeve, në mesin e tyre edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe po diskutohen parimet themelore për përfundimin e luftës në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat