Përsëri Vuçiç, e pranon se kanë pak gjasa të ndalimit të miratimit të rezolutës, por do përpiqen

Evropë

Përsëri Vuçiç, e pranon se kanë pak gjasa të ndalimit të miratimit të rezolutës, por do përpiqen

Nga: F. B. Më: 21 prill 2024 Në ora: 17:57
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, i cili ndodhet në Nju Jork në selinë e OKB-së, ka deklaruar se "gjasat për ndalimin e mos miratimit të rezolutës së OKB-së, me të cilën krimi në Srebrenicë do të shpallet si gjenocid, nuk janë shumë të mëdha, por ata kanë formuar shtab për të kundërshtuar atë", transmeton "Bota Sot" nëpërmjet "Tanjug".

Vuçiç nga ShBA ka deklaruar se "gjasat tona nuk janë të mëdha, por do të përpiqemi për Serbinë dhe qytetarët do të shohin rezultatet".

Ai ka treguar se misioni i Serbisë në selinë e OKB-së në Nju Jork ka formuar shtabin, i cili do të merret kryesisht me përpjekjet për takime dhe biseda me vendet mik dhe partnerë, që mos të miratohet rezoluta për Srebrenicën, përkatësisht shpalljen e saj si krim gjenocidi. "Ndonëse gjasat për sukses nuk janë të mëdha, ne do të bëjmë përpjekje", ka thënë Vuçiç.

"Nuk kemi shumë gjasë për sukses, por do të luftojmë dhe do të përpiqemi për vendin, më besoni, populli do të shohë rezultatet", ka shkruar ai në rrjetin social Instagram, duke shoqëruar postimin me një foto nga takimi i tij me shtabin e krijuar.

Vuçiç ndodhet në Nju Jork edhe për raportin 6-mujor të punës së misionit paqëruajtës të OKB-së, UNMIK në Kosovë, por edhe për shkak të paralajmërimit për miratimin e rezolutës, në të cilën rasti i Srebrenicës shpallet si gjenocid ndaj popullit boshnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat