Stuhia rrëzoi minaren e një xhamie në Turqi – por ky nuk ishte dëmi i vetëm që shkaktoi

Evropë

Stuhia rrëzoi minaren e një xhamie në Turqi – por ky nuk ishte dëmi i vetëm që shkaktoi

Më: 20 prill 2024 Në ora: 21:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për shkak të erës së fortë në Çankiri të Turqisë, pemët janë rrëzuar, te disa banesa janë thyer xhamat, si dhe njëra nga dy minaret e një xhamia është rrëzuar.

Kështu raportojnë mediat turke, sipas të cilave, pjesët e shkëputura nga minarja kanë dëmtuar bizneset dhe automjetet në zonën përreth.

Pas kësaj, ekipet e bashkisë nisën punën me makineri të punës për heqjen e rrënojave të minares së shembur.

Kryetari i Bashkisë së Çankirit, İsmail Hakkı Esen u tha gazetarëve pas inspektimeve të tij në rajon se minarja u shemb për shkak të erës së fortë.

Ai ka theksuar se prisnin erë për sot, por nuk e prisnin të ishte kaq e fortë.

Çankırı, i njohur historikisht si Gangra, është një qytet në Turqi, rreth 140 km në verilindje të Ankarasë, shkruan Wikipedia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat