Fitorja e Vuçiq në Serbi, avokati serb tregon 2 mënyrat si u vodhën zgjedhjet

Evropë

Fitorja e Vuçiq në Serbi, avokati serb tregon 2 mënyrat si u vodhën zgjedhjet

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 13:56
Aleksander Vuçiq

Avokati serb, Cedomir Stojkovic është shprehur se qytetarët në Serbi janë të zemëruar, pasi partia në pushtet e presidentit Aleksandër Vuçiç vodhi zgjedhjet.

Komentet Stojkoviç i bëri në Euronews Albania, ku tha se nuk mund të thuash që erdhën njerëz nga Afrika për të votuar Vuçiçin.

Ai shtoi se janë përdorur dy metoda për vjedhjen e votave në Beograd, që sipas tij janë: “Përmes manipulimit të regjistrimit të votave dhe përmes depërtimit të votuesve nga vendet e tjera”.

“Qytetarët e Beogradit janë shumë të zemëruar, sepse ky është qyteti i tyre, nuk është qyteti i disa boshnjakëve, apo i disa afrikanëve. Nuk mund të thuash që dikush erdhi nga Afrika për të votuar pro Vuçiç dhe u kthye në Afrikë.

Në nuk mund të importojmë votues nga vendet e tjera, prandaj edhe qytetarët janë të zemëruar dhe kanë të drejtë të jenë kështu. Bashkia nuk është godinë e Vuçiçit, por është e Beogradit, është godina jonë dhe ne duam ta marrim.

Qytetarët u vodhën në Beograd, votat e tyre u vodhën në dy mënyra. Përmes manipulimit të regjistrimit të votave dhe përmes depërtimit të votuesve nga vendet e tjera. Dhe askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Prandaj edhe unë mbështes protestuesit me gjithë zemrën time", tha avokati serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat