Ministri gjerman: Nuk shantazhohemi nga Putini

Evropë

Ministri gjerman: Nuk shantazhohemi nga Putini

Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:33
Robert Habeck

Shteti gjerman ka thënë se nuk do të shantazhohet nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili tha se do t’i detyrojë blerësit e huaj të paguajnë me rubla gazin rus.

Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Robert Habeck, ka thënë se me aleatët, me të cilët ai ka folur, besojnë se kontratat ekzistuese të gazit duhet të respektohen, shkruan CNN.

Tutje, Habeck thotë se deri më tani s’ka parë fatura të reja për gazin nga Rusia, teksa këmbëngul se ata [Gjermania] janë të përgatitur për çdo gjë që Putin mund të vendosë në lidhje me gazin.

Kujtojmë se gazi rus përbën rreth 40 për qind të importeve të gazit natyror të Bashkimit Evropian, me Gjermaninë, e cila importon më së shumti në Evropë deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat