Rusia pretendon se 180 luftëtarët të huaj janë vrarë nga një sulm

Evropë

Rusia pretendon se 180 luftëtarët të huaj janë vrarë nga një sulm

Nga: H.O. Më: 13 mars 2022 Në ora: 17:50
Ilustrim

Rusia ka konfirmuar se ka kryer sulmin në objektin e trajnimit Yavoriv në Ukrainën perëndimore dhe se sulmi kishte vrarë "deri në 180 mercenarë të huaj" dhe kishte shkatërruar një sasi të madhe armësh të furnizuara nga vendet e jashtme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha në një konferencë se Rusia do të vazhdojë sulmet e saj kundër luftëtarëve të huaj që bashkohen me forcat ukrainase, raportojnë mediat ruse.

Zyrtarët ukrainas më herët thanë se 35 persona u vranë dhe më shumë se 130 u plagosën në sulm.

Kështu shkruan BBC, transmeton Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat