MSA-ja varet se si do të shfrytëzohet nga Kosova

Ekonomi

MSA-ja varet se si do të shfrytëzohet nga Kosova

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 11:36

(E plotësuar) Marrëveshja parë kontraktuale ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian është cilësuar si më e rëndësishmja për tregun e lirë. Në një konferencë me temën "Marrëveshja e Stabilizim Asociimit-efektet dhe sa jemi të përgatitur", të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermani Kosovare në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore, u tha nuk mjafton vetëm qasja në Bashkimin Evropian, por që Kosova duhet të jetë e përgatitur.

Gjithashtu në këtë konferencë u tha se Kosova është duke u harmonizuar me tregun e Bashkimit Evropian dhe ka krijuar klimën ekonomike. MSA shihet si mundësi e mirë, vetëm nëse përdoret në mënyrë efikase, ku në atë mënyrë institucionet e vendit të stimulojnë zhvillimin ekonomik.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se Marrëveshja me Bashkimin Evropian është asimetrike në favor të Kosovës, ku në këtë mënyrë të gjitha produktet do të lirohen nga taksat doganore.

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, sipas Bajramit do t’i sjellë dobi ekonomisë edhe bizneseve, duke siguruar mundësi të reja për të tejkaluar pengesat aktuale. Madje ajo ka theksuar se MSA-së mund të përdoret edhe për të rritur nivelin e produktivitetit.

Bajrami: Me MSA-në mund të rritet niveli i produktivitetit

“Marrëveshja me Bashkësinë Evropiane është mjaft asimetrike në favor të Kosovës, kështu të gjitha produktet e Kosovës lirohen menjëherë nga taksat doganore, në përjashtim të mishit të viçit, sheqerit, dhe të venës, të cilat janë objekt i kufizimeve sasiore...tjetër gjë që Kosova mund ta përfitoj nga BE-ja dhe në veçanti nga MSA është ndihma financiare teknike, u përmend shuma monetare e cila tashmë është akoduar Kosovës dhe përgatitjes të ndërmarrjeve pikërisht për t’u përgatitur për një treg të Bashkësisë Evropiane dhe gjithashtu për t’u përgatitur për t’i bërë ballë konkurrencës brenda vendit....në përgjithësi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit do t’i sjell dobi ekonomisë dhe bizneseve duke siguruar mundësi të reja për të tejkaluar pengesat aktuale nga ana e ofertës të cilat konsiderohen se janë problem kryesor në ekonominë tonë. Më e rëndësishmja përparësitë e MSA-së mund të përdoren si mënyrë për të r ritur nivelin e produktivitetit. Faktor tjetër i rëndësishëm i cili përcakton konkurrencën ndërkombëtare të bizneseve në Kosovë”, tha Bajrami.

Shefi i Operimeve i zyrës së BE-së, Christof Stock tha se efekti i MSA- së ka të bëjë me përmirësimin e raporteve institucionale duke përfshirë të gjitha fushat, si dhe për të ofruar dialog politik.

Ai tha se Kosova është duke e përmirësuar klimën ekonomike por duhet të orientohet nga eksporti.

Stock: MSA do të rrisë konkurrencën dhe do të ulë çmimet

“MSA gjithashtu vendos edhe strukturat e përbashkëtaformale midis Kosovës dhe BE-së, Këshillin, komunitetin e nënkomitetin për stabilizim ascocim si dhe komitetin parlamentar për Stabilizim Asociim..do të rrisë edhe konkurrencën në mes akterëve ekonomik. Po ashtu, edhe do të qoj në çmime më të ulëta, dhe mendoj që edhe kjo është në interesin e gjithë konsumatorëve. Mendoj se MSA është një mundësi shumë e mirë, nësepërdoret në mënyrë efikase, në mënyrë proaktive dhe të stimulojnë zhvillimin ekonomik, dhe prodhimin e drejtuar nga eksporti..MSA është vetëm një mjet dhe varet nga Kosova si do ta shfrytëzoj këtë mjet për të mirën e saj, pra zbatimi duhet të shoqërohet me reformatë institucioneve dhe politikave...Kosova është duke përmirësuar klimën ekonomike në mënyrë që prodhuesit të mund të konkurrojnë në tregjet evropiane”, tha Stock.

Drejtori ekzekutiv i OEGJK, Albert Matoshi, lidhur me efektet e MSA-së për biznese kosovare, ka thënë se nuk mjafton vetëm çështja në Bashkimin Evropian, atëherë kur nuk jemi të përgatitur për transplantin e eksporteve në ato pjesë të Evropës, e për këtë ai tha se Kosova e ka qasjen por nuk është e gatshme.

Matoshi: Nuk ia vlen të kemi qasje BE, kur nuk jemi tà « përgatitur për eksport

“Duke e ditur që po flasim në emër të bizneseve, dhe nuk ia vlen edhe aq shumë të kemi qasje në Bashkimin Evropian kur nuk jemi të përgatitur apo nuk kemi transplanto të eksporteve, në atë pjesë të Evropës. Pra, në një anë i kemi qasjen por nuk jemi të gatshëm...besojmë që komuniteti i biznesit do të duhet të rris konkurreshmërinë në mënyrë që të mund të garoj në tregun evropian dhe të përballoj konkurrencën jashtëzakonisht të lartë në ato shtete dhe kemi fjalën për një treg prej 500 milionë. Çështjet tregtare paraqesin pjesën ku komunikimi me MSA-në do të ndihet më shpejtë...heqja e taksave doganore të prodhimeve të BE-ë do të jetë graduale dhe sipas disa statistikave ato do të kenë efekt në dhjetë vite e ardhshme në një shumë prej 60 milionë euro, pra është fjala për këto të hyra ë nuk do të jenë më të realizuara nga taksat doganore”, tha Matoshi.

Ky vit po shihet si vit i perspektivës evropiane për Kosovën, nga ana e zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi.

Ilazi shpreson se MSA do t’i hap rrugën edhe procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ilazi: Ky vit shënon konkretizimin e perspektivës Evropiane për Kosovën

“Ky vit përfundimisht besoj po shënon ko konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën, besojmë qëshumë shpejtë Këshilli i Bashkimit Evropian do të përfundojë procedurat e brendshme dhe do të konkludoj në Marrëveshje për Stabilizim Asociim, dhe duke mundësuar dhe duke hapur rrugën që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi shumë shpejtë. Po ashtu, shpresojmë që do të kemi edhe zhvillime pozitive në procesin tjetër po aq të rëndësishëm të liberalizimit të vizave. Sepse MSA siguron lëvizjen e lirë të mallrave dhe potenciali i vërtetë i MSA-së do të zhvillohet vetëm atëherë kur edhe biznesmenët dhe sipërmarrësit kosovar do të kenë mundësi të udhëtojnë pa pengesanë shtetet e zonës shengen”, tha Ilazi.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe përfaqësuese nga INDEP dhe GAP.

Stock: MSA rrit konkurrencën dhe ulë çmimet e produkteve

Kosova është duke e përmirësuar klimën ekonomike por duhet të orientohet nga eksporti, pasi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit rrit produktivitetin dhe ua hap rrugën kompanive kosovare drejt tregut të BE-së.

Kështu u tha në konferencën me temën "Marrëveshja e Stabilizim Asocimit-efektet dhe sa jemi të përgatitur", të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermani Kosovare në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami në këtë konferencë tha se e rëndësishmja e MSA-së, është që Kosova mund të përfitoi nga BE. Sipas saj, përparësitë e MSA-së do të ndihmojnë në rritjen e produktivitetit dhe se kjo hapë rrugën për kompanitë kosovare drejt tregut të BE-së.

Ajo gjithashtu tha se Kosova lidh raport me vende të ndryshme të BE-së për reformat në të gjitha fushat.

Në këtë takim ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Oda Ekonomike Gjermane u tha se MSA është më se e rëndësishme për ekonominë e Kosovës.

Shefi i Operimeve i zyrës së BE-së, Christof Stock tha se efekti i MSA- së ka të bëjë me përmirësimin e raporteve institucionale duke përfshirë të gjitha fushat, si dhe për të ofruar dialog politik.

Ai tha se MSA fokusohet në ekonomi dhe në tregti, dhe se njëra nga pikat kyçe sipas tij është tregtia asimetrike.

Stok shtoi se Kosova gradualisht është duke harmonizuar standardet e BE-së, dhe kjo do të ndikojë edhe në konkurrueshmërinë, duke rritur konkurrencën e akterëve ekonomik dhe duke ulur çmimet e produkteve.

Ai tha se Kosova është duke e përmirësuar klimën ekonomike por duhet të orientohet nga eksporti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat