​Bien çmimet e naftës

Ekonomi

​Bien çmimet e naftës

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Çmimet e naftës ranë nën 82 dollarë në tregjet ndërkombëtare, teksa midis tregtarëve mbizotëronte frika se ulja e normave të interesit në SHBA vetëm në fillim të vjeshtës mund ta shtyjë ekonominë më të madhe në botë në recesion dhe të frenojë kërkesën për produkte energjetike.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte me 68 centë më i ulët se në mbylljen e tregut në fund të javës së kaluar dhe arriti në 81.95 dollarë. Pothuajse me të njëjtën shumë, fuçia u bë më e lirë në tregun amerikan, ku u tregtua me 79,44 dollarë.

Për javë të tëra, tregtarët janë përpjekur të vlerësojnë se kur banka qendrore e SHBA mund të ulë normat bazë të interesit.

Komiteti i politikës monetare të Fed do të mblidhet në fund të korrikut dhe ka të ngjarë të mbajë normat e interesit në nivelet aktuale, spekulojnë analistët.

Çmimet e konsumit ranë në muajin qershor në baza mujore për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, kërkesa për fuqi punëtore po lehtësohet dhe tregjet kanë frikë se kostot e larta të huamarrjes po dëmtojnë aktivitetin ekonomik.

Tërheqja e presidentit amerikan Joe Biden nga kandidatura për një mandat të ri nuk pati një ndikim të rëndësishëm në tregjet e naftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat