Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna ka kërkuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) të punojë më shumë në luftimin e informalitetit, që t’ua lehtësojë bizneseve procedurat për deklarim të qarkullimeve e përdorim të arkave fiskale.
Rafuna thotë se ministri Hekuran Murati duhet të sjell ligje e rregullore që e eliminojnë burokracinë.
“Murati duhet të sjell vendimi, ligje e rregullore që janë shumë transparente që i thjeshtojnë procedurat që e eliminojnë burokracinë, kjo i stimulon bizneset që me deklarua sa më shumë qarkullimin dhe me i shti në përdorim arkat fiskale.
Shumica e bizneseve janë duke vepruar me arka fiskale”, theksoi Rafuna.