Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë korrë 10 ha grurë, sasia e tërësishme e grurit nga korrje fshirjet për vitin 2024 ka arritur 31.800 kg grurë.
E gjithë puna, nga mbjellja deri te korrja, është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe stafit të Qendrës Korrektuese të Dubravës.
“Rendimenti i prodhuar nga kjo kulturë bujqësore do të përdoret për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim.
Më tej, Shërbimi Korrektues i Kosovës, bën të ditur se përmes punës së Njësisë Ekonomike, synon dita ditës të ndikojë në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, si dhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së.