Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se tjetër regres i Kurtit është rënia e indeksit të lirive ekonomike.
Bajrami ka thënë se me 17 korrik është publikuar raporti “Heritage Foundation”, dhe se Kosova në këtë indeks shënon 60.6 pikë ndërsa në vitin 2020 shënonte 67.4 pikë.
“Sipas raportit të “Heritage Foundation” të publikuar me 17 korrik, 2024 Kosova në indeksin e lirive ekonomike shënon vetëm 60.6 pikë, derisa në vitin 2020 Kosova shënonte 67.4 pikë.
Se keq-qeverisja përkthet në indekse të përkeqësuara nuk kemi pasur asnjë dyshim. Korrupsioni endemik, mungesa e reformave fiskale e strukurore, kapja e dhe politizimi i secilit institucion rregollator, tentimi i ndërhyrjes në ekonomi përmes ligjeve antikushtetuese, natyrisht se lënë gjurmë në liritë ekonomike”, ka shkruar Bajrami në një postim në Facebook.
Bajrami ka treguar se cka thuhet në këtë raport.
‘Në raportin e publikuar për liritë ekonomike nga organizata “Heritage Foundation”, ndër të tjera thuhet: “Pavarësisht normave pozitive të rritjes, ekonomia karakterizohet nga paqëndrueshmëria politike, korrupsioni, furnizim i pasigurt me energji, ekonomi e madhe informale dhe me një sundim të ligjit të dobët. Kosova ka zbatuar reforma miqësore për biznesin, por korniza e përgjithshme rregullatore mbetet e rëndë. Aktiviteti i tregut informal mbetet i konsiderueshëm. Tregu formal i punës nuk është zhvilluar plotësisht. Stabiliteti monetar është dobësuar dhe normat e fundit të inflacionit janë rritur me më shumë se 7 përqind”, ka shkruar Bajrami.