“Dritarja për investime të diasporës”, përfaqësuesit e bizneseve e vlerësojnë si mundësi të madhe për Kosovën

Ekonomi

“Dritarja për investime të diasporës”, përfaqësuesit e bizneseve e vlerësojnë si mundësi të madhe për Kosovën

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 10:10
Naim Dedushaj

Projekti “Dritarja për investime të diasporës”, i lansuar ditë më parë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, është mirëpritur nga përfaqësuesit e bizneseve.

Ata kanë thënë se Kosova ka nevojë të madhe për investime, por që kanë bërë thirrje qeverisë që investitorëve të ju ofrohen gjitha kushtet e nevojshme për të ju lehtësuar investimin. 

Drejtori i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Naim Dedushaj, ka thënë ky projekt është një mundësi e madhe për mërgatën dhe se shpreson qe Qeveria e vendit kësaj radhe të jetë serioze dhe të jetë afër atyre që të cilët kanë shprehur gatishmërinë të investojnë.

Sipas Dedushaj, mërgata ka shprehur interesim për të investuar në Kosovë qysh nga pas lufta, mirëpo një pjesë e tyre kanë pasur pengesa të mëdha në procedura dhe janë detyruar që të largohen.

“E pash këtë lansimin për diasporën dhe duhet të mirëpritet nga të gjithë ne shpresoj që mërgata shqiptare do ta mirëpres dhe shpresoj që Qeveria e Kosovës kësaj radhë do të jetë serioz, do të jetë afër atyre të cilët kanë shprehur gatishmërinë të investojnë në veçanti mërgata shqiptare. Mërgata shqiptare nuk ka filluar tani të shpreh interesimin për të investuar në Kosovë, por që nga pas lufta kanë shprehur gatishmërinë në këtë vend. Një pjesë e tyre është larguar sepse ka pasur shumë pengesa ka pasur keqkuptime, mos zbatim të ligjit e shumë gjëra të tjerat të cilat janë shumë të dhimbshme edhe të thuhet e lëre të thuhen”.

“Mundësia është e madhe sepse mërgata shqiptare është e fuqishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Evropë, Australi, kudo që jetojnë mërgata mos ta harrojnë edhe shqiptarët që kanë shkuar në Turqi apo edhe arbëreshët kudo që janë shqiptarët pra kapitali është mundësia është. Por se sa ata mirëpriten në Kosovë nuk mund të them se deri më tani që nga paslufta janë mirëpritur ka pasur shumë pengesa ka pasur mos kthim të përgjigjes për investime, ka pasur edhe anulim të investimeve. Ka pasur mos respekt të atyre që kanë shprehur gatishmërinë. Kosova ka shpenzuar që nga mbas lufta deri më tani kanë investuar miliona euro për të promovuar Kosova që të investojë jo vetëm mërgata por edhe të huaj, mirëpo kur janë ardhur këto janë penguar dhe nuk janë lejuar që të investojnë qindra projekte janë shkuar prapa dhe shkuar në vende tjera që nuk është dashtë për me ndodh”, ka thënë ai.

Për këtë ai ka thënë se “është treni i fundit” që mërgata shqiptare e investitorët e tjerë që dëshirojnë të investojnë në Kosovë të respektohen e të ju ofrohen të gjitha kushtet nga qeveria. 

“Mendoj që është treni i fundit që mërgata shqiptare kudo që janë që shprehin gatishmërinë që të investojnë së bashku me partnerët e huaj të respektohen në maksimum. Nuk mjafton të thuhet se Kosova është vendi më i mirë që të investohet ajo nuk mjafton. Të bëhet një luftë që ai investitorë të mos largohet nga Kosova o t’i ofron të gjitha kushtet. Kjo ndikon mërgata shqiptare që nga paslufta ka investuar në privatizim, në hapjen e fabrika, teknologji. Janë mbi 10 mijë vajza djem të reja të cilat punojnë në shërbimin e kompanive të ndryshme dhe padyshim pa mërgatën shqiptare Kosova nuk mund të zhvillohet”, përfundoi Dedushaj.

Investitori Fatmir Jashari, i cili është kthyer nga shteti i Danimarkës ku kishte jetuar për 30 vite për të investuar në Kosovë, ka thënë se në Kosovë është vend i volitshëm  për të investuar, e sidomos në zonat industriale.

Sipas tij, procedurat për regjistrimin e kompanisë janë ndër më të lehtat në Evropë.

Ai është shprehur se ka lënë Danimarkën për të ndjekur ëndrrën në Kosovë, që sipas tij ia ka vlejtur shumë.

“Hapësira në Kosovë mund të konsiderohet e volitshme ka nevojë që të investohet në zonat industriale, mirëpo me një aktivitet punë shumë të madhe mund të arrihet qëllimi edhe dikush kush vjen prej diasporës të krijojë një biznes në Kosovë. Regjistrimi i kompanisë është shumë e lehtë është ndër më të lehtat në Evropë. Qasja në institucione është shumë e lehtë, është shumë interesant që me pasur një takim me drejtorin e doganave, apo me një ministër është shumë e lehtë ka një vullnet të mirë, të japin këshilla. Kam ardhur nga Danimarka kam jetuar në Danimarkë 30 e disa vite, e kam pasur kompaninë time, kemi prodhuar moblije të kualitetit të lartë. Dëshira për me ardhur në Kosovë ka qenë shumë e madhe, çdo bashkatdhetarë që jetojnë jashtë ëndërra më të madhe e ka me u kthy në vendlindje, dhe me u kthyer me diçka që kanë arrit dhe çka janë aftësuar atje”, tha Jashari.

Jashari ka thënë se diaspora shqiptare ka ëndërr që të kthehet në Kosovë dhe të jap kontributin e saj për vendin. 

“E konsideroj vetëm që kam qenë i huazuar me një vend tjetër, dhe gjithmonë kam menduar që një ditë do të kthehen më vendlindjen time. Dhe jemi ardhur në Ferizaj, kemi hapur fabrikën e mobileve jemi në partneritetin me një kompani Suedeze që bënë eksportin me 57 shtete të botës. Prodhojmë karrikat me kualitet shumë të lartë.  Është shumë vështirë një mërgimtar se sa ia ka vlejte, dëshira është e madhe është kënaqësi shumë e madhe me jetuar këtu. Diaspora e ka ëndërr për me ardhur në Kosovë, ëndërr e tyre është shumë e madhe është shumë lehtë për të ardhur në Kosovë, vetëm duhet për të pasur një lidhje të biznesit ku bashkëpunon me kompanitë tjera. Unë kam shumë shok që kanë ardhur në Kosovë jetojnë në këtu, kanë ardhur prej Zvicrës, Suedisë, Gjermanisë dhe prej Amerikës, takohemi shpesh dhe bisedojmë për bashkëpunim dhe mundësitë. Është ëndërr e secilit mërgimtarë për me u kthyer tek shtëpia”, shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e lanësimit të projektit “Dritarja për investime të diasporës” ka thënë se ky është një hap për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës në vend.

Kurti ka theksuar se me këtë hap do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa sipas tij, e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat