ASK: Kosova importoi 498,7 milionë euro, ndërsa eksportoi 73,4 milionë euro

Ekonomi

ASK: Kosova importoi 498,7 milionë euro, ndërsa eksportoi 73,4 milionë euro

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 09:02
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se të dhënat nga tregtia e Jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 6,7% në muajin qershor 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 425,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 398,0 milionë euro në vitin 2023.

“Eksporti i mallrave në muajin qershor 2024 kishte vlerën 73,4 milionë euro, ndërsa importi 498,7 milionë euro, që është një rritje prej 7,0% për eksport, si dhe një rritje prej 6,7% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, njofton ASK.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 12,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,9% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 5,7% e përbëjnë produktet minerale; etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13,3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12,9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,1% e përbëjnë produktet minerale; 11,3% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

Eksportet dhe Importet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 25,0 milionë euro, ose rreth 34,0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 9,0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,0%), Italia (4,5%), Holanda (3,6%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 228,5 milionë euro, ose 45,8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 14,5%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,5%), Italia (5,8%), Greqia (5,0%), etj.

Eksportet dhe Importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 32,8 milionë euro, ose 44,8% të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 17.6%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (17,6%),  Maqedonia e Veriut (14,6%), Serbia (5,5%), Mali i Zi (5,2%),

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 64,6 milionë euro, ose 13,0% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-10,8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,4%), Maqedonia e Veriut (4,6%), Serbia (1,7%).

Eksportet dhe Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15,6 milionë Euro, ose 21,2%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,4%) dhe SHBA (2,4%).

“Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 205,6 milionë Euro, ose 41,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (14,2%) dhe Turqia (11,4%)”, njofton ASK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat