Ministria e Ekonomisë: 16 milionë dollarë jepen për trajnim të fuqisë punëtore në sektorin e energjisë

Ekonomi

Ministria e Ekonomisë: 16 milionë dollarë jepen për trajnim të fuqisë punëtore në sektorin e energjisë

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 00:20
Arkiv

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka takuar sot, më 18.07.2024, përfaqësuesit e MCA Kosovë, me të cilët ka diskutuar për projektin që realizohet në kuadër të Programit Kompakt me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit.

Sipas njoftimit, për realizmin e Projektit JETA janë të dedikuara 16 milionë dollarë.

Ndërsa është bërë e ditur se ky projekt ka dy objektiva kryesore, të nxisë trajnimin dhe shkathtësimin e të rinjve, të cilët mund të kontribuojnë në sektorin e energjisë apo sektorë të ngjashëm, si dhe të rrisë pjesëmarrjen grave në sektorin e energjisë.

Rizvanolli ka theksuar se është tejet e rëndësishme të sigurohet që ka fuqi punëtore të shkathtë e gjithëpërfshirëse.

“Ekonomia dhe shoqëria jonë, janë vetëm të forta aq sa janë edukimi dhe trajnimi i fuqisë tonë punëtore. Ato mund të jenë të forta dhe të drejta, vetëm nëse të gjithë kontribuojnë në mënyrë aktive me aftësitë, njohuritë dhe idetë e tyre, por gjithashtu përfaqësohen dhe përfitojnë nga zhvillimi ekonomik në mënyrë të barabartë”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Projekti JETA është pjesë e Programit Kompakt me MCC-në, i cili është projekti më i rëndësishëm i energjisë, ku përmes këtij projekti, Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit prej 340 MWh. Programi Kompakti ka vlerën e 236.7 milionë dollarësh, janë 202 milionë dollarë janë grant i fituar nga Qeveria amerikane dhe 34.7 milionë dollarë të dedikuara nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat