Klubi i Biznesit kundër vendimit për mosqarkullimin e automjeteve të transportit: Ndikon negativisht në ekonomi

Ekonomi

Klubi i Biznesit kundër vendimit për mosqarkullimin e automjeteve të transportit: Ndikon negativisht në ekonomi

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Klubi i Biznesit po e kundërshton vendimin e Qeverisë për kufizimin e qarkullimit te atumojeteve të peshave të rënda për shkak të temperaturave të larta.

Klubi i Biznesit ka shprehur “kundërshtimin e fuqishem” ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për ta    ndaluar qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë nga 14 korriku deri më 31 korrik 2024. 

Ky vendim, do të ndikojë në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit, të rrisë kostot operative dhe do të ndikojë negativisht në ekonomi sepse me këtë vendim afektohen prodhuesit, shitësit me pakicë dhe përfundimisht konsumatorët”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Tash kur ka “një fluks të madh të kërkesës për furnizime në treg për shkak të vizitës së bashkëkombasve tanë nga diaspora”, Klubi i Biznesit thotë se “një vendim i tillë bëhet edhe më i pakuptimtë”.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë të rishikojë këtë vendim, të angazhohet në dialog me palët e interesuara dhe të zbatojë masa alternative që nuk e pengojnë aktivitetin ekonomik”, thuhet në komunikatë.

Qeveria vendosi ta ndalojë qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me peshë mbi 7.5 tonë “në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale” për shkak të “ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat