Ekonomisti Mustafë Kadrijaj vlerëson se Qeveria aktuale vetëm për zhvillim ekonomik e rritje pagash nuk mund të mbahet mend, pasi sipas tij, asnjë lëvizje që tri vite nuk e ka bërë në këtë drejtim.
“Kjo Qeveri mund të mbahet mend për çdo gjë vetëm për zhvillim dhe rritje ekonomike jo, për faktin se i shkoj mandati pa pasur asnjë investim konkret që mund ta sheh qytetari dhe opinioni në nivel të vendit”, vlerësoi Kadrijaj.
Ekonomisti Kadrijaj tha se me pagat aktuale nuk përmbushen as nevojat esenciale.
“Kemi fryrje të çmimit në shportën e qytetarit, në tekstil, në blerjen e banesave e në të tjerat. Me pagat sot, mundesh me blerë shumë më pak se sa që ke blerë para dy-tri viteve. Inflacioni sot është i madh dhe kjo rritje nuk i përmbushë as nevojat e qytetarit për konsum”, deklaroi ai.