Gërxhaliu pyet Qeverinë: Nëse janë rritur pagat, pse po braktiset Kosova?

Ekonomi

Gërxhaliu pyet Qeverinë: Nëse janë rritur pagat, pse po braktiset Kosova?

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 08:10
Safet Gërxhaliu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Safet Gërxhaliu thotë se Qeveria në fund të mandatit po bënë kampanja mediale.

“Kur je në periudhe kohore kur trokasin në derë zgjedhjet eventuale, nuk pritet asgjë tjetër nga Institucionet shteti përveç të ketë kampanjë mediale. Në gjithë botë bisedohet për mirëqenie qytetare, ndërsa në Kosovë nuk ka as pagë minimale e as mesatare”, thotë Gërxhaliu.

Sipas tij, në këto rrethana të inflacionit, e ngritjes së çmimeve, nuk duhet bisedohet për pagë minimale e mesatare, por për pagën e jetesës që është esenciale për qytetarët e Kosovës.

Ish -kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës thotë se nëse paga mesatare në vendin tonë do të ishte ngritur për 30 %, sipas tij atëherë qytetarët nuk do të braktisnin atë për të punuar në ndonjë nga shtetet e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat