Eksporti i produkteve nga Kosova në Maqedoninë Veriore më i madhi në botë, kështu u konstatua në takimin në mes kryetarit të AKB-s Agim Shahini dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë Veriore Izet Mexhidi.
Shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore kanë arritur rreth 430 milionë ne vitin e kaluar, bizneset e Kosovës eksportuan mallra dhe shërbime në ketë shtetit në vitin 2023 mbi 120.5 milionë euro kurse ka importuar në Kosovë rreth 309 milionë euro.
Izet Mexhidi tha se qeveria e re e Maqedonisë Veriore prioritet e ka bashkëpunimin me sektorin privat, rritjen ekonomike dhe prodhimin vendas më të gjitha bizneset me Kosovë dhe ter Ballkanin Perëndimor.
Shahini tha se eksportin më të madhe në bote Kosova e ka në Maqedonia Veriore mbi 120 milionë euro dhe merr pjesë rreth 15% nga eksportet totale I që kemi ne si shtet.
Kemi shumë biznese nga të dy anët e shteteve tona qe po importojnë eksportojnë dhe investojnë bashkërisht në tregun po thuajse të përbashkët dhe qeveria e juaj duhet të mbështetet çdo iniciative qe vjen nga komuniteti I bizneseve.