“Do punue koka, me prodhue toka”, Faton Peci “ia nis” korrje-shirjes në Vushtrri

Ekonomi

“Do punue koka, me prodhue toka”, Faton Peci “ia nis” korrje-shirjes në Vushtrri

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 23:34
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot Ridvan Zymberin, një fermer nga Vushtrria, për të parë nga afër procesin e korrje-shirjes që ka filluar në vend.

Gjatë kësaj vizite, Peci ka bërë një postim në Facebook ku theksoi rëndësinë e përkrahjes së qeverisë dhe punës së zellshme të bujqve për sigurimin e ushqimit të përditshëm.

Një detaj që mori vëmendje gjatë vizitës ishte bluza e Pecit, ku ishte shkruar thënia: “Do punue koka, me prodhue toka.”

Përkrahja e qeverisë, puna e zellshme e bujqve tanë dhe bekimi i Zotit – për bukën e motmotit. Sot, në fshatin Novolan të komunës së Vushtrrisë, Ridvan Zymberi filloi korrje-shirjen.  Ridvani kultivon 33 hektarë grurë dhe 3 hektarë misër. Përveç kësaj, ai kujdeset edhe për 13 viça për majmëri.  Ai thekson se ky vit është një sukses i vërtetë, me një rendiment shumë më të lartë të grurit krahasuar me vite të mëparshme.  Përkushtimi ynë dhe puna e palodhur e bujqve tanë janë themeli i ushqimit tonë të përditshëm.  Për bukën e sofrës”, ka shkruar Peci në Facebook, teksa ka ndarë edhe disa fotografi nga vizita e tij në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat