“Realiteti në Kosovë, i hidhur”/ Gërxhaliu: Askush nuk do të investojë aty ku...

Ekonomi

“Realiteti në Kosovë, i hidhur”/ Gërxhaliu: Askush nuk do të investojë aty ku...

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 16:23
Safet Gërxhaliu

Katër shtete ballkanike pa energji, probleme në Shqipëri, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë Hercegovinë

Në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Safet Gërxhaliu, ekspert ekonomie u shpreh Kosova vazhdon të vuajë peshën e masave ndëshkuese.

“Besoj që është koha që ekspertë të fushave të mendojnë seriozisht. Ne jemi shndërruar në shtete të varura nga importi dhe ky është mjerimi më i madh në të cilin jemi katandisur”, tha ai.

Sa i përket situatë në Kosovë dhe investimet, ai tha Kosova ka humbur shumë kohë dhe se nuk ka pasur investime të huaja.

“Ekonomikisht realitet kosovar është shumë më i hidhur, ndryshe nga çfarë reklamohet. Është koha ku duhet të mësojmë nga e kaluara. Kemi humbur shumë kohë dhe kjo ka bërë që të penalizohet qytetarët. Investimet e huaja dëshmojnë një realitet politik që po i mungon Kosovës. Por askush nuk do të investojë aty ku nuk ka stabilitet politik”, tha më tej eksperti i ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat