​Lansohet Rockeeet music, Murati: Speex mbështet të rinjtë në art

Ekonomi

​Lansohet Rockeeet music, Murati: Speex mbështet të rinjtë në art

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 21:45
Pamje nga takimi

Kompania Speeex ka organizuar ceremoninë Siana Foundation e cila lansoi Rockeeet music, ku u prezantua në një event “unplugged’.

Drejtori i Speeex, Fikret Murati, tha se kjo iniciativë është marrë për t'i përkrahur të rinjtë në sferën e artit.

Murati: Speex mbështet të rinjtë në art

"Kosova i ka dhuruar botës shumë yje. Ne duhet të jemi aktivë, kështu që kjo iniciativë e është marrë për t'i përkrahur të rinjtë në të gjitha sferat e artit. Kjo është e nënkuptueshme që ne si Speeex të jemi aktivë", tha ai.

Drejtori artistik i këtij programi, Florent Boshnjaku tha se vizioni i Speeex do të ndihmojë artin dhe kulturën në Kosovë.

Boshnjaku: Speeex është diçka e jashtëzakonshme

"Kur një vizion fillon të realizohet është diçka më të vërtetë e mahnitshme. Kur një vizion fillon të realizohet sikurse Fikret Murati, Speeex është diçka e jashtëzakonshme. Me realizimin e këtij vizioni, Fikreti e ka kuptuar një përgjegjësi dhe ka thënë se ajo çka do të bëjë është që të ndihmojë artin, kulturën në vend, sidomos për të rinjtë", tha ai.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se kjo është një platformë fantastike për të rinjtë e artit dhe kulturës.

Rama: Siana Foundation me platformë fantastike për të rinjtë

"Fondacion, i cili tash do të jep platformë fantastike të rinjve tanë të artit e kulturës. Një fondacion që do të krijojë talente dhe mundësi të reja për rininë tonë. Unë si kryetar i kryeqytetit aspektin e artit dhe kulturës e kam në zemër", tha ai.

ROCKEEET Music është një iniciativë e re dhe inovative që synon të promovojë tingujt unikë të talentit muzikor të Kosovës. Përmes kësaj platforme artistët mund të shfaqin aftësitë e tyre në një ambient tërheqës. Synimi i tyre është të theksojnë pasurinë e trashëgimisë muzikore të Kosovës dhe interpretimet e saj moderne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat