Shahini: Mbi 300 milionë euro bizneset i investuan jashtë Kosovës – shumë prej tyre po ikin nga Kosova

Ekonomi

Shahini: Mbi 300 milionë euro bizneset i investuan jashtë Kosovës – shumë prej tyre po ikin nga Kosova

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 21:53
Agim Shahin

Agim Shahini, kryetar i AKM-së për më shumë se njëzet vjet ka thënë se zhvillimi ekomomik i vendit kishte ndodhur nga viti 2008 deri në 2020 kur ndodhi pandemia e që më pas trendi i mos zhvillimit vazhdoi edhe në tri vitet e fundit.

Ky mos zhvillim sipas tij ka bërë që qytetarëve të humbin shpresatë për jetuar në Kosovë duke komentuar kështu edhe deklaratën e ministrit Hekuran Murati se qeveria po u zgjatë jetëngjatësin qytetarëve të vendit.

Qeveria nuk mund t’ia zgjatë jetën askujt, përkundrazi po ua shkurton shpresën ku kanë ikur rreth 200 mijë qytetar dhe kjo shifër është vetëm për tri vitet e fundit, kaq sa i përketë kësaj cështje, shifratë tregojnë më së miri”, ka pohuar z.Shahini.

Në anën tjetër sipas kryetarit të AKB-së ambienti i të bërit biznes në Kosovë është përkeqësuar shumë saqë bizneset kosovare në vitin e fundit kanë investuar me qindra miliona euro jashtë vendit.

Askush se ka menduar e aq ma pak bizneset që pas 25 vjetëve të konsiderojnë mundësin e zhvendosjes së biznesit jashtë vendit, kjo tashmë po ndodh edhe atë me hapa të mëdhenjë. Kjo po ndodh sepse nuk ka përkrahje nga qeveria e poashtu nuk ka as siguri të brendshme. Vitin e kaluar bizneset kosovare kanë investuar jashtë vendit diku rreth 300 milion euro gjë që ka dobësuar ekonominë e brendshme. Bizneset nuk kanë menduar në të kaluarën që 25 vjet pas clirimit do të jenë aq të paknaqur sa të dalin jashtë Kosovës”, ka shtuar Shahini.

Sipas tij është nevojë urgjente që të përmirësohet ambienti i të bërit biznes në mënyrë që parandalohet zhvendosje e tyre nga Kosova për vendet e rajonit dhe të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat