Ndikimi i temperaturave të larta në uljen e prodhimit të grurit, ekspertët: Ka import marramendës nga vendi ynë

Ekonomi

Ndikimi i temperaturave të larta në uljen e prodhimit të grurit, ekspertët: Ka import marramendës nga vendi ynë

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 16:14
Mustafë Kadriaj dhe Imer Rusinovci

Ndryshimi i temperaturave dhe mbizotërimi i atyreve më të larta, përveç të nxehtit të madh që sjellin, ndikim kanë dhe në sektorinë e bujqësisë. Si rezultat i kësaj, këto temperatura të larta mund të çojnë në ulje të prodhimit të grurit.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim u deklarua profesori Imer Rusinovci, i cili tha se ndryshimet klimatike po përshpejtojnë periudhën vegjitative në kulturën e grurit, duke pjekur atë para kohe.

“Ndryshimet klimatike përshpejtojnë periudhën vegjitative te kultura e grurit. Këëto vitet e fundit, e sidomos sivjet qysh do të ketë ndryshime tempuraturale, e këto ndikojnë drejtëpërdrejtë në stërpjekjen e grurit, sepse dukuria e ashtuquajtur në agronomi valë e nxehtë pjek grurin para kohe dhe kjo koiçidon në ulje të prodhimit 20-30% varësisht nga stadet, ditët dhe varësisht nga periudha sa do të zgjatë vala e nxehtë”, deklaroi ai.

Tutje ai tregon se nuk ka të dhëna të sakta për sasinë e prodhuar të grurit në Kosovë, mirëpo në bazë të të dhënave improvizuese sigurohet gjysma e ushqimit, si dhe sipas tij ka import marramendës.

“Të dhënat goxha shpesh dhe pothuajse çdo vit janë goxha improvizues nuk janë shumë të sakta, dhe të dhënat i marrim nga ministria sepse nuk kemi burim tjetër referencial përveq ministrisë apo edhe nga departamentet komunale të nivelit qendror dhe konform grumbullimit që e bëjnë çdo ditë, del dikun se gjysmën e ushqimit e sigurojmë, ndërsa sasia tjetër është e importit”, tha ai.

“Pra Kosova aktualisht është karakterizuar dhe po karakterizohet me import marramendës dukuri kjo që nuk arsyetohet për kushte tona ekonomike për grurin, misrin dhe për kultura që mund të përkojnë  me kushtet tona ekonomike, por importi marramendës i grurit nuk justifikohet kjo është arsyeja kryesore që dikasteri përkatës duhet që këtë kulturë ta shpall në grupin e kulturave strategjike ose prioritet ndër prioritete dhe duhet të dallohen nën masa stimulative fermerët e grurit për dallim nga kulturat tjera, vetëm kështu mund të ulet importi marramendës dhe mund të shtojm protoprodhimin vendor të grurit në nivel vendi”, vazhdoi tutje ai.

Poashtu tutje ai tha se kjo ngritje e lartë e temperaturave për të dy muajt e ardhshëm do të atakojë grurin drejtpërsëdrejti.

“Një gjë është e vërtetë është e dhënë zyrtare që qershori do të jetë 0.6 gradë më i lartë në raport me mesataren mujore të përgjithshme të qershorve të fundit po flasim për një analizë dhjetëvjeqare, kurse korriku do të jetë për një gradë më i nxehtë dhe kjo drejtpërsëdrejti atakton grurin fill pas kallëzimit të plotë dhe ngjitjes së lulerisë që te gruri është hermaforbite që në popull e quajm kallij”, u shpreh Rusinovci.

Për në fund Rusinovci thotë se sektori i bujqësisë duhet të jetë prioritet për qeverinë aktuale të Kosovës, dhe se agronomët duhet të merren më shumë me bujqit.

“Agronomët në teren duhet të punojnë shumë me bujqit normalisht të mbështetur nga dikasteri përkatës nga ministria e bujqësisë, që Kosovës i mungon rajonizimi i kulturave bujqësore. Pra rajonizimi i grurit  duhet të jetë prioritet që dikasteri përkatës përkatësisht qeveria e Republikës së Kosovës duhet të fokusohet në sektorin e bujqësisë  sepse mbarë popullata mbështetet në ushqim”, përfundoi profesori i bujqësisë Imer Rusinovci.

Ndërsa  lidhur me këtë çështje ka folur edhe njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj në një prononcim thotë se kjo ulje e rendimenteve nuk është lajm i mirë për qytetarët, sepse tregëtarët dinë të bëjnë spekulime ekonomike dhe të ngjallin panikun për qytetarët.

“Lajmi për uljen e rendimenteve është një lajm jo i mirë për qytetarët dhe konsumatorin vendor për faktin se tregëtarët dijnë të bëjnë spekulime ekonomike dhe të rrisin panikun te qytetari, ku rrjedhimisht do të ketë rritje të çmimit dhe do të rritet kosto e jetës dhe mirëqenies së qytetarit, dhe këtu duhet të fokusohet qeveria dhe të merr përgjegjësi dikasteri kompetent, rrjedhimisht ministria e bujqësisë”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se pavarësisht zhurmës së bërë nga ministria e bujqësisë për prodhim vendor, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet.

“Gjithë ajo zhurëm që është bërë nga ana e ministrisë për prodhimin vendor, po shihet që nuk ka shkuar në vendin e duhur dhe shihet që nuk kemi rendimente të mjaftueshme dhe prodhim vendor të grurit”, tha ai.

Kadriaj për në fund përmend faktin se gruri mund të ndikojë në rritjen e çmimeve brenda tregut, dhe se për këtë sipas tij përgjegjësi duhet të mbajë qeveria aktuale.

“Gruri është ndër ato produkte i cili dikton në rritjen e çmimit të produkteve të tjera si të miellit, që mund të vështirësojnë jetën e qytetarit në vazhdimësi dhe në këtë drejtim, përgjegjësia duhet të mbetet tek qeveria aktuale dhe ministria e bujqësisë”, përfundoi njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat