​ASK tregon se kur do të publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë

Ekonomi

​ASK tregon se kur do të publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë me dije se më 12 korrik është caktuar data e konferencës për shpalljen e rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë 2024.

Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) është projekti më madhor i një vendi në kohë paqeje, që u realizua nga 05 Prill deri më 24 Maj 2024.

Ky ishte rundi i dytë i Regjistrimit të Popullsisë në vend, që nga Regjistrimi i vitit 2011. Shpallja e rezultateve paraprake do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet më 12 korrik 2024”, thuhet në njoftim.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat