Gërxhaliu: “Super Puna” më shumë është demotivuese se sa që motivon të rinjtë për punësim

Ekonomi

Gërxhaliu: “Super Puna” më shumë është demotivuese se sa që motivon të rinjtë për punësim

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 08:14
Safet Gërxhaliu

Safet Gërxhaliu, ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se platforma “Super Puna” më shumë është demotivuese se sa që motivon të rinjtë për punësim.

Gërxhaliu, thotë se punësimi nuk është “fontanë dëshirash”.

“Punësimi nuk është fontanë dëshirash me ide se çfarë është Super Puna një aktivitet i cili më tepër të demotivon se sa që ndikon në punësim as motivim për të rinj nuk është me qëndruar në Kosovë”.

Sipas tij, garancë për punësim dhe krijim të vendeve të punës do të ishte fuqizimi i sektorit privat.

 ‘’Garanca e punësimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës është mbështetja  e fuqizimit të sektorit privat, vetëm ky sektor mund të krijojë vende të reja të punës, duhet të ndërpriten këto eksperimente e të kemi një punësim të qëndrueshëm”.

Në Kosovë 11.8 % është papunësia, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat