Kryetari i OEK-ut: “Super Puna” nuk ka ndikim në zhvillimin ekonomik

Ekonomi

Kryetari i OEK-ut: “Super Puna” nuk ka ndikim në zhvillimin ekonomik

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 08:11
Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna po thotë se vonesat e Qeverisë për t’i subvencionuar bizneset shkaktojnë pasiguri.

“Nuk është mirë që ka vonesa, sepse shkakton sfida për bizneset dhe pasiguri”, tregon Rafuna.

Sipas Rafunës, “Super Puna” nuk po ndikon në zhvillim ekonomik.

Ai thotë se duhet të ketë investime publike e private për ndikim në zhvillim.

“Platforma e Qeverisë kështu siç po shkon tani nuk ka ndikim në zhvillim ekonomik. Duhet investime publike, private e shërbime sa më të mëdha për të pasur ndikim në zhvillimin ekonomik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat