Zeka: Kosova s’mund të ketë investime të huaja direkte pa normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Ekonomi

Zeka: Kosova s’mund të ketë investime të huaja direkte pa normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 08:35
Arian Zeka

Pa normalizim e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe implementim të marrëveshjeve, Kosova nuk mund të shpresoj për investime serioze të huaja direkte, kështu ka theksuar kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka.

Ai ka thënë se zyrtarët të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vënë në pikëpyetje seriozitetin e qeverisë së Kosovës për sa i përket ruajtës së raporteve të veçanta me ShBA-në, krejt kjo sipas tij, për shkak të mos zbatimit të zotimeve të cilat qeveria e Kosovës i ka marr para partnerëve ndërkombëtar.

Zeka ka thënë se qeveria e Kosovës si shkak o mos zbatimit të zotimeve të saja ka pasur edhe krisje të raporteve jo vetëm me ShBA-në por edhe vendet e Bashkimit Evropian (BE).

“Mendoj që kjo krisje e raporteve nuk ndodh vetëm me SHBA, ndodhë edhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe BE-në. Për të rikujtuar, Kosova momentalisht u nënshtrohet sanksioneve ose masave ndëshkimore të vena nga BE-ja. Në disa shkresa, ose paraqitje, ose deklarata të zyrtarëve më të lartë të SHBA-së realisht është vënë në pikëpyetje serioziteti i qeverisë së Kosovës për sa i përket ruajtës së raporteve të veçanta me SHBA-të dhe krejt kjo vijnë për shkak të mos zbatimit të zotimeve të cilat qeveria e Kosovës i ka marr para partnerëve ndërkombëtar që në masa të madhe kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve me Serbinë. Ekziston një korrelacion direkt ndërmjet këtij problemi të hapur, ndërmjet mos realizimit të normalizimit të raporteve me Serbinë edhe që pengon pastaj edhe zhvillimi në rrafshin ekonomik. Edhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte”.

“Oda Amerikanë e ka bërë me dije që pa arritjen e një normalizimi ndërmjet raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ose edhe një normalizimi ekonomik siç ka qenë edhe krekës e zyrtarëve më të larët të SHBA, Kosova nuk mund të flas për tërheqjen e investimeve serioze të huaja. Për ardhjen e korporatave serioze në vend me qenë se çfarë do çështje e hapur, çfarë do mundësi për eskalim të këtyre problemeve në konflikte vdekjeprurëse natyrisht që i frikës këta investitorët. Ky është mëkati me i madh që i behet përpjekjeve tona për tërheqjen e investimeve të huaj në vend”, ka thënë ai per EO.

Ai ka thënë se nga masat e vendosura nga BE-ja, që tani janë bërë një vit nga vendosja e tyre, vendi ka humbur qindra miliona euro investime.

Ai ka shtuar se vendi është në rrezik që të humbas edhe mijëra euro që mund të përfitoj nga planin e ri zhvillimor për Ballkanin Perëndimorë, kjo për shkak se qeveria nuk është duke mbajtur fjalën për dakordimet që ka dhënë.

“Është bërë gati një vit prej kur se janë vënë këto masa ndëshkimore, ose sanksione siç po i referohemi më thjeshtë, të vëna nga BE-ja, është folur për qindra, milion euro të humbura të cilat nuk kanë mundur të vijën në shërbim të zhvillimit ekonomi të vendit, të reformimit të administratës publik, reformimit të mjedisit, edhe reformave të tjera që do të zbatoheshin nga këto fonde. Tash jemi në një situatë tjetër, jo më larg se gjatë kësaj jave pati një shqetësim të shprehur për sa i përket edhe mundësisë se mos përfitimit nga plani zhvillimor në vlerë prej miliarda euro për shtete e Ballkanit Perëndimorë. Paramendoni një situatë të tillë që njëri prej dy tri shteteve të varfëra në kontinentin e Evropës, humbet mundësi për shkak se drejtuesit e vendit dështojnë të mbajnë fjalën e tyre, ose ti implementojn që kanë ndërmarr para BE-së”, ka thënë ai.

Kryetari i OEAK-ut ka thënë se qeveria e Kosovës me vendimin që të ndaloj importin e mallrave që vijën nga Serbia dhe vendimin për futjen në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka treguar një qasje destruktive të qeverisë dhe të pa koordinuara me partneret ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se qeveria Kosovës duke marr parasysh fuqinë që ka ShBA-ja dhe shtet e BE-së, Kosova duhet që ti merr shumë seriozisht deklaratat e tyre.

“Qeveria e Kosovës para një viti ka vendosur edhe një ndalës për sa i përket importimit të mallrave të cilat prodhohen në Serbi, për të cilat Oda Amerikane e ka bërë fare të qartë që atakon në masë të madhe fabrikat që janë në pronësi të kompanive ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të SHBA-së. Qasja e tillë destruktive e institucioneve të vendit, ndërmarrja e vendimeve të tjera unilaterale siç është edhe rregullorja e BQK-së, për kufizimin e qarkullimit të valutave huaja, realisht janë parë si destruktive, janë parë si të pa koordinuara edhe me SHBA-në edhe me BE-në. Të dy këto janë akterë kogja serioz edhe në aspektin e ruajtjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve ndërshtetërore edhe ndërkombëtare. Edhe rrjedhimisht qeveria e Kosovës duhet ti merr deklaratat e tyre me seriozitet më të madh. Megjithatë  fuqia e këtyre dy shteteve, SHBA dhe BE është shumë me e madhe se sa mund të perceptohet aktualisht nga ana e qeverisë se Kosovës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat